Futboll La Liga

Arsenal favorit për të marrë futbollistin 100 milionësh…

Kur Barcelona arriti marrëveshjen me Borussia Dortmund për të marrë Ousmane Dembele për rreth 120 milionë euro kjo lëvizje ngjasoi me një moment paniku në klubin katalanas, pas largimit të Neymar.

Padyshim që askush nuk dyshoi te talenti i futbollistit, por çmimi i ishte jashtëzakonisht i lartë për një lojtar që në këtë sezon ka shënuar vetëm një gol.

Dëmtime të vazhdueshme nuk e kanë lënë të qetë 20-vjeçarin dhe duket se klubi katalanas do të marrë Antonie Griezmann verën e ardhshëm, duke iu mbyllur përfundimisht hapësira.

Image result for ousmane dembele

Sipas asaj që ka shkruar sot “Don Balon”, Liverpool, Arsenal dhe Atletico Madrid janë të interesuar për lojtarin.

Barcelona është e gatshme ta huazojë, me të drejtë blerje përfundimtare në fund të sezonit sepse skuadra “blaugrana” kërkon t’i kufizojë sado pak dëmet ekonomike që mund të sjellë investimi prej 100 milionë eurosh.

Gjithsesi, asnjë nga klubet e lartpërmendur nuk ka ndërmend të harxhojë 100 milionë euro dhe prandaj do të kërkojnë fillimit huazimin e tij për t’u bindur. Arsenal është në “pole postion” në këtë aspekt.

Related posts

Paratë vendosin suksesin: Sa shpenzuan skuadrat kampione?

Sadik.Autor

LIVE/ Laçi-Teuta: Dyfishojnë bregdetarët, nuk fal Progni (VIDEO)

Isa.Autor

Pas eliminimit nga Champions, PSG zbulon të ardhmen e Neymarit

Q.Autor

Leave a Comment