Premier League

Arsenal gjen zëvendësuesin e Wilshere, i cili do të shkojë te Liverpool…

Arsenal është shumë pranë blerjes së mesfushorit të Hoffenhaim, Kerem Demirbay dhe ka përgatitur 25 milionë euro, sipas asaj që bën të ditur “Evening Standard”. Liverpool është gjithashtu i interesuar për Dmiraby, i cili është një futbollist thelbësor te skuadra gjermane.

Shefi i merkatos së “topçinjve”, Sven Mislintat, e njeh mirë 24-vjeçarin që kohët e fundit është grumbulluar edhe nga kombëtarja e Gjermanisë dhe mendon se ai mund të jetë një zëvendësues ideal për Jack Wilshere dhe Aaron Ramsey, që duket se e kanë të ardhmen larg nga “Emirates Stadium”.

Image result for kerem demirbay

Pikërisht fakti që Arsenal po interesohet për një mesfushor qendre, tregon se orët e Wilshere në Londër janë të numëruara. Mesfushori i kombëtares angleze do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale dhe sipas “The Mirror”, 26-vjeçari ka vendosur përfundimisht të largohet.

Për të është interesuar Liverpool që është gati t’i jap 120 mijë euro në javë, teksa aktualisht te Arsenal merr 100 mijë euro. Wilshere pritet të marrë vendin e Emre Can, që do të largohet nga “Anfield Road” në fund të qershorit…

Related posts

MUNGESA TEK LIVERPOOL/ Klopp ironizon: Tri javë më parë favoritë, tani nuk na llogaritni

Delo.autor

E DUAN TË GJITHË/ Tri arsye përse POGBA do të zgjedhë JUVEN, para BARCELONËS

Isa.Autor

“KA SHUMË GJËRA PËR TË BËRË…”/ Arsenal përgatit revolucionin për sezonin e ardhshëm, Arteta frikëson lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment