Futboll Premier League Sport

TRIUMFOJNË ME PËRMBYSJE/ “Djajtë e Kuq” mposhtin me “POKER” Newcastle

Manchester United nuk e ka nisur aspak mirë ndeshjen e javës së 19’ ndaj Newcastle, por në fund ka arritur të fitojë me lehtësi me rezultatin 4-1.

Ishin miqtë ata që kaluan të parët në avantazh me golin e Longstaff në të 17-ën, por Martial ka barazuar vetëm shtatë minuta më vonë me një gol që duhet të ishte pritur nga portieri.

18-vjeçari Greenwood ka shënuar golin e avantazhit për United në minutën  36’ me një predhë nga distanca përpara se Rashford të shënonte të tretin pak minuta përpara fundit të pjesës së parë.

Pas pushimit Martial ka shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për ekipin e tij duke vulosur këtë fitore tepër të rëndësishme.

United është ngjitur në vend të 7-të të tabelës me 28 pikë, katër më pak se Chelsea që mban vendin e fundit që të kualifikon në Champions League.

Related posts

AGUERO GATI REFUZOJË BARCELONËN/ Ja kush është bjondja 23-vjeçare që po e shtyn drejt… Italisë (FOTO)

Delo.autor

Ambicja e Xhakës: Dëshiroj që një ditë të jem… i Arsenalit

Sadik.Autor

DY GOLA TË SHPEJTË/ Shënon në fillim Arsenal me Lacazette, barazon Lingard për Manchester United (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment