Champions League Futboll

Predrag Mijatovic: Dybala nuk i duhet Real-it, por Juventus…

Predrag Mijatovic ka shënuar shumë gola te Real Madrid, por ndoshta asnjë më të rëndësishëm se ai që ka vendosur finalen e Champions League të 1998-ës, e fituar 1-0 nga “Los Blancos” kundër Juventus. Serbi, i cili tani punon si vëzhgues për madrilenët, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”.

GOLI NË FINALE – “Kur mendoj për atë finale ndihem i lumtur, tifozët e Juventus më pak. Gol në pozicion jashtë loje? Për mua goli ishte i rregullt dhe atë kupë e kemi fituar ne, me meritë. Më mjafton kaq”.

JUVENTUS-REAL – “Para shortit thashë se Real duhej të shmangte Barcelona-n dhe Juventus-in. Barçën sepse është e fortë dhe ka shkruar faqe të rëndësishme të historisë së Champions-it, Juventus-in sepse është e vështirë ta eliminosh në dy ndeshje.

Nuk më pëlqen aspak kjo përballje. Jam tifozë me Real-in dhe nuk jam supersticioz. Juventus meriton respekt sepse është një skuadër e fortë. Mund të humbasë në finale, por në harkun e 180 minutave ka treguar se mund të bëjë gjithçka”.

ALLEGRI – “Ka bërë një punë të bukur. Të fitosh gjithçka në Itali dhe të shkosh dy herë në finale është një arritje shumë e bukur. Është një nga më të mirët në qarkullim dhe e ka treguar këtë edhe kundër Tottenham, duke e përgatitur ndeshjen e e dytë në mënyrë perfekte, në aspektin taktik dhe psikologjik”.

HIGUAIN – “Gonzalo ka luajtur dhe ka shënuar shumë në Madrid, më pas është larguar sepse këtu kanë vendosur t’i besojnë Benzema-së. Por Higuain ka treguar sa vlen edhe në Itali, ai dhe Dybala janë të fortë dhe të rrezikshëm”.

DYBALA NË MADRID – “Më ka pëlqyer gjithmonë sepse shënon, jep asiste dhe bën diferencën. Në futbollin e sotëm është e vështirë të gjesh një lojtar të tillë. këtë verë mund të shkojë te një skuadër e nivelit të Real ose Barcelona, do të varet nga planet e klubeve. Por besoj se në Madrid, për shkak të Asensio dhe Isco, kërkojnë më shumë një qendërsulmues”.

ICARDI APO KANE – “Nga merkaton e ardhshme pres që Real të kthehet të jetë Real, që të bëjë blerje të mëdha.

Duhet një qendërsulmues, Icardi dhe Kane shënojnë shumë: nuk mund t’ju them kë preferoj, por, ndryshe nga anglezët, argjentinasit nuk kanë pasur kurrë probleme të përshtaten në Spanjë. Icardi më pëlqen sepse është i ri, ka nuhatje për golin dhe… klauzolë për prishjen e kontratës”.

ELIMINIMI NË CHAMPIONS – “Nëse Juventus eliminon Real-in, do të ishte një sezon i dështuar dhe kur ke përballë një kundërshtar si Juventus, mundësitë e eliminimit shtohen.

Të zëvendësohet Zidane? Në dy vite e gjysmë ka fituar gjithçka dhe nëse do ta fitonte Champions-in edhe këtë vit meriton të qëndrojë. Ka bërë shumë për klubin dhe duhet të qëndrojë”.

Related posts

E BUJSHME/ Calhanoglu nxjerr blof gazetat italiane dhe e quan falsitet largimin! Rinovimi me Milan afron

Delo.autor

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ De Bruyne nuk e fsheh zhgënjimin, kritikon skuadrën

Delo.autor

“RONALDO E DASHURON JUVENTUS”/ Portieri që u stërvit në Madeira: Në ditët e fundit më bëri një dhuratë

Delo.autor

Leave a Comment