Europa League Futboll

Arsenali i fortë për Milanin

Arsenali duket se është me një këmbë në çerekfinale, pas fitores 0-2 në “San Siro” kundër Milanit.

Nuk kishte pësuar asnjë humbje në vitin 2018 në të gjitha garat, por Milani i Gennaro Gattusos tashmë e ka shijuar disafatën.

Kuqezinjtë janë mposhtur 0-2 në shtëpi nga Arsenali në ndeshjen e parë në kuadër të Europa League.

Henrikh Mkhitaryan në minutën e 15’të, dhe mesfushori tjetër, Aaron Ramsey në fund të pjesës së parë, realizuan për rezultatin përfundimtar 2-0.

Kjo është një goditje e madhe për Milanin, pasi për ta arritur kualifikimin në çerekfinale, në “Emirates” në ndeshjen e kthimit duhet të shënojnë 3 gola më shumë se “Topçinjtë”.

Sfida e kthimit zhvillohet javën e ardhshme

Related posts

E ARDHMJA E HYSAJ NË UDHËKRYQ/ Napoli nuk po i plotëson kërkesat

Isa.Autor

HOLANDË-UKRAINË/ Ndeshja pritet të jetë e hapur dhe mjaft e “luftuar”nga dyja ekipet (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

DHUNIMI I ARBITRIT/ Reagon klubi i Shkumbinit: Bëri gjykim absurd, i provokoi të gjithë

Delo.autor

Leave a Comment