Futboll Premier League

Arsene Wenger gjen sulmuesin e humbur!

Alexandre Lacazette është gati për t’iu bashkuar skuadrës së Arsenal duke qenë se është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të lojtarëve pasi ka mbyllur riaftësimin në gjurin e operuar.

Lacazette nuk luan që nga fillimi i muajit shkurt, pas dëmtimit të pësuar në derbin e Londrës kundër Tottenham, ku humbi një rast të pabesueshëm për të shënuar golin e barazimit.

Mbetet për t’u parë nëse futbollisti do të aktivizohet këtë fundjavë, por gjithsesi ai është në dispozicion të Arsene Wenger. Në mungesë të Lacazette, Danny Welbeck është rikthyer te goli duke shënuar dy herë kundër Milan në Europa League.

Jack Wilshere gjithashtu është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit, pasi mungoi në dy miqësoret e Anglisë. Ai ishte pranë rikthimit në kombëtare, për të herë parë që nga viti 2016, por një inflamacion në tendinën e Akilit e mbajti larg fushës. 26-vjeçari, që do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në muajin qershor dhe synon që me paraqitjet e tij në dy muajt e fundit të sezonit të fitojë një vend për të përfaqësuar “tre luanët” në Kupën e Botës 2018.

Related posts

MILANI NË KAOS/ Befason Gattuso, ndryshon formacionin për Sampdorian

Isa.Autor

VIDHET SHTËPIA E CRISTIANO RONALDOS/ Hajduti merr gjërat më me vlerë të futbollistit

Delo.autor

INFLACIONI NË FUTBOLL/ Ja sa do të kushtonin sot LEGJENDAT e së shkuarës

Isa.Autor

Leave a Comment