Futboll Ligue 1

PSG-Monaco, në Francë luhet për trofeun e parë të sezonit

Trofeu i parë i futbollit francez për këtë sezon do të ngrihet mbrëmjen e së shtunës, kur PSG dhe Monaco të ndeshen në finalen e Kupës së Ligës. PSG mund të thuhet se e ka siguruar titullin, siç tregon kryesimi me një avantazh prej 17 pikësh në renditjen e kampionatit francez kur kanë mbetur edhe shtatë ndeshje deri në fund.

Parisi ka humbur vetëm dy ndeshje në kampionat dhe ka qenë i pamëshirshëm pas blerjeve të Neymar dhe adoleshentit Kylian Mbappe në verë. Gjithsesi, Emery është në rrezik pas eliminimit të PSG në 1/8-at e Champions League nga Real Madrid. Pronarët prisnin të bënin një rrugë më të gjatë në kompeticionin prestigjioz dhe duket se kanë mbetur të zhgënjyer nga përjashtimi i parakohshëm nga Europa.

Gjithsesi, fitorja e kampionatit dhe e dy kupave kombëtare mund t’i bindë ata që të mos heqin dorë nga Eemery. Ndërkohë, Monaco e ka pasur shumë të vështirë të përsërisë ecurinë e jashtëzakonshme të sezonit të kaluar, kur fituan kampionatin dhe arritën deri në gjysmëfinalet e Champions League, ku u eliminuan nga Juventus.

Duket pothuajse e sigurt se ata do të zënën vendin e dytë në Ligue 1 dhe do të sigurojnë kualifikimin automatik në fazën me grupe të Champions League. Megjithatë, për të luftuar si e barabartë me PSG, Monaco do të duhet të bërë shumë investime të rëndësishme në merkaton.

Shifra dhe Fakte 
– Në 39 ndeshjet e mëparshme mes këtyre dy skuadrave, PSG ka marrë 12 fitore, Monaco 13 dhe 14 sfida janë mbyllur në barazim.
– PSG ka shënuar 95 gola deri tani në këtë sezon të kampionatit francez, 21 më shumë se çdo skuadër tjetër.

– PSG ka humbur vetëm katër në ndeshjet e luajtura në të gjitha kompeticionet e 2017/18.
– Monaco ka fituar 13 herë kundër PSG, por nuk ka marrë asnjë fitore ndaj tyre që nga gushti i 2016-ës.
– Cavani është golashënuesi më i mirë i Ligue 1 me 24 gola.

Related posts

E pabesueshme: Shqiptari i qëllon 2 ndeshjet e mbrëmshme në Champions, koeficienti 540

Q.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Sulmuesi Sanxhez realizon 2 gola në 10 mintua ndaj Sampdoria-s (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ EVERTON/ Trajneri Klopp merr lajmin e rëndësishëm para sfidës

Delo.autor

Leave a Comment