Futboll Seria A

Telenovela Milan, tani del në skenë një tjetër fond amerikan për pronësinë

Ka kaluar një vit qëkur kinezët janë bërë pronarë të Milan-it dhe pikërisht ditën e sotme Marco Fassone, drejtori i përgjithshëm i Milanit, ka siguruar tifozët që borxhi ndaj fondit Elliott do të shlyhet. Gjithsesi, sipas thashethemeve të fundit flitet për një ndryshim të mundshëm të pronarëve të klubit.

Sipas asaj që raportohet nga gazeta italiane “La Repubblica”, në fakt, i interesuar për të siguruar Milanin është një grup amerikan i nivelit të lartë, dhe kjo mund të ndodhë vetëm në rast se pronari aktual, Yonghong Li nuk do të arrijë dot të shlyejë borxhin. Ky investitor, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur, do t’i garantonte Milanit stabilitetin dhe qetësinë aq shumë të nevojshme, por nuk duhet përjashtuar as hipoteza e një investitori rus.

YONGHONG LI – Në çdo rast, sipas thashethemeve të fundit që vijnë nga Kina, presidenti kuqezi duket i vendosur për të mos e shitur Milanin, duke pasur parasysh se nuk dëshiron të privohet nga një biznes me një potencial prej 1.2 miliard eurosh, ku objektiv kryesor ka kuotimin në bursë sa më shpejt të jetë e mundur.

Kohët e fundit janë përmendur shumë investitorë të mëdhenj, të cilët janë të interesuar për të marrë klubin e madh italian, që duhet than se është një markë e njohur në të gjithë botë. Pavarësisht zhvillimeve që ka në drejtim të kupolës drejtuese të klubit skuadra në fushë nuk duket aspak e ndikuar dhe e prekur nga gjithçka që flitet.

Related posts

E BUJSHME/ Dybala nuk gjen gjuhën e përbashkët dhe me klubin e Tottenham

Delo.autor

Kthehen në Europë pas shumë vitesh, dita e sotme e veçantë për Shkupin

Isa.Autor

NUK NDALET ME PËRFORCIMET NË MERKATO/ Juventus gati zbarkimin për tre talentet në Torino

Delo.autor

Leave a Comment