Futboll La Liga

Arsyet që e mbajnë Zinedine Zidane te Real Madridi

Gjatë mesit të muajit shkurt, Zinedine Zidane deklaroi se ai mund të largohej nga Real Madridi në fund të sezonit. Francezi shpjegoi se ai emocionalisht e përjetonte shumë punën e tij dhe se ndikim të madh tek ai patën edhe rezultatet e dobëta si edhe kritikat e shumta ndaj personit të tij. Por me kohën që kaloi, erdhën edhe rezultatet pozitive. Kjo ka sjellë edhe ndryshimin e mendimit të francezit. Por cilat janë arsyet e kësaj kthese të madhe?

Opinioni publik

Pavarësisht paraqitjes së dobët në La Liga, tifozët e realit e dinë se nuk ka asnjë skuadër më të mirë që mund t’i mposhtë ata.

Eliminimi i PSG-së nga Champions

Zidane e kaloi pa shumë problem testin kundër PSG-së, mjaft të rëndësishëm sa i përket të ardhmes së tij.

Një humbje

Që prej 17 shkurtit, “Galaktikët” kanë fituar 5 nga 6 takime. Ata dështuan kundër Espanyol (1-0) ndërsa kanë realizuar 20 gola e pësuar vetëm 9. Me derbin që luhet javën e ardhshme, ata janë 4 pikë larg Atletico-s.

Mbështetja nga ekipi

Zidane gjithnjë ka mbajtur marrëdhënie shumë të mira me lojtarët e ekipit. Këtë e kanë treguar mbrojtjet e vazhdueshme që ata i kanë bërë shpesh herë gjatë momenteve kritike.

3 Champions radhazi

Reali shikohet si një ndër skuadrat favorite për në finalen e Kievit. Spanjollët janë në çerekfinalet e Champions League dhe rivali i radhës është Juventusi. Një sukses i tretë radhazi në garën më të rëndësishme të kontinentit për klube do ta fuste francezin në histori.

Lucas Vazquez, e ardhmja…

Trajneri francez e shikon galicianin si një element yç për të ardhmen në vizion e tij për skuadrën. Lojtari e ka fituar besimin e Zidane-s dhe ka qenë vendimtar në shumë takime, edhe pse ai e ka nisur nga stoli. Vazquez pritet të jetë në Rusi 2018, ku do të ndihmojë “La Roja-n” që të fitojë trofeun më të rëndësishëm të planetit.

Related posts

FITORJA ME GOLEADË NDAJ APOLONISË/ Bushi i thur elozhe talentit 21-vjeçar: Fituam një futbollist për…

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E SARRIT/ Emre Xhan pranë kalimit në Gjermani, ja ekipi i interesuar

Delo.autor

INTER/ Conte “eliminon” një emër nga lista e merkatos

F.autor

Leave a Comment