Futboll La Liga

Messi këshillon 18-vjeçarin, të injorojë United dhe t’i bashkohet atij te Barça

Leo Messi do që Justin Kluivert të injorojë interesin e treguar për të nga Manchester United dhe të bashkohet me të te Barcelona.

Ylli i Ajax ka përfunduar në shënjestrën e klubeve më të mëdha të Europës dhe pritet të jetë një nga më të kërkuarit në merkaton e verës. Djali i Patrick Kluivert po shkëlqen në kampionatin holandez.

Ndërsa 18-vjeçari është këshilluar që të qëndrojë tek Ajax dhe të vazhdojë rritjen e tij, United dhe Barcelona duket se janë gati t’i shpallin luftë njëra-tjetrës për të siguruar shërbimet e tij.

Jose Mourinho ka thënë se do të donte ta kishte në dispozicion Kluivert në të ardhmen. Ndërkohë, sipas spanjolles “Don Balon”, komentet e portugezit janë konsideruar si një ofertë e vërtetë që Kluivert të transferohet në “Old Trafford”.

Por sulmuesi i ri ka pranuar këtë javë se ëndrra e tij është Barcelona. Messi e do në “Camp Nou” që tani dhe duket se e ka kontaktuar holandezin në fillimin e 2018-ës.

Tani pritet që Kluivert t’i kërkojë klubit që ta lërë të lirë të largohet dhe të luajë në krah të super yllit argjentinas.

Por kjo dëshirë e Messi-t mund të krijojë pakënaqësi brenda Barcelona-s. Sipas “Don Balon”, Ousmane Dembele është i shqetësuar se një kalim i mundshëm i holandezit te katalanasit do të ishte një pengesë për të. Francezi nuk po shkëlqen te Barça dhe nëse holandezi do të merret, ai mund të kërkojë të largohet verën e ardhshme.

Related posts

Igli Tare “braktis” zyrën e drejtorit, i rikthehet fushës dhe golave me Lacion (VIDEO)

Sadik.Autor

“VERILINDORËT” VAZHDOJNË PËRGATITJET INTENSIVE/ Skënder Gega “shkund” Kukësin. Trajneri pret më shumë…

Delo.autor

E PABESUESHME/ 9 gola radhazi, ylli i Kroacisë si MESSI dhe RONALDO

Isa.Autor

Leave a Comment