Futboll La Liga

Askush nuk e priste! Simeone lëshon deklaratën e papritur për Messin

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, e di qartë se rreziku kryesor të dielën në Camp Nou do t’i vijë nga Lionel Messi, por nuk di se si ta ndalë pesë herë më të mirin në botë.

“Barcelona është në formë shumë të mirë këtë edicion, do të jetë ndeshje që do të vendoset nga detaje të vogla, si gjithmonë ndaj tyre”, u shpreh Simeone.

Simeone papritur lëshoi këtë deklaratë për Lionel Messin të cilin thotë se e ka të pamundur për ta ndalur.

“Si do të luajmë kundër Messit? Ai është në një moment fantastik, nuk ekziston asnjë strategji për ta ndalë, për ta kontrolluar, kjo është e pamundur”, shtoi ai.

Kujtojmë që të dielën në “Camp Nou” do të luhet ndeshja e madhe ndërmjet Barcelonës dhe Atleticos.

Related posts

ZYRTARE/ Nuk ka më dyshime, Gavazaj gjen ekip të ri. Firmos për skuadrën e…

Delo.autor

SKANDALI I PËRDHUNIMIT/ Shpërthen RONALDO: Kjo që po ndodh është e…

Isa.Autor

Rri apo largohet nga Interi? Ausilio sqaron gjithçka për të ardhmen e Icardit

Sadik.Autor

Leave a Comment