Futboll Sport

TREGON NJË HISTORI TË PAZAKONTË ME ISH-TË DAHURËN E TIJ/ Martinez: Flija në shpinë nga frika (VIDEO)

Havi Martinez, futbollisti i brezit të artë të Spanjës, i cili së fundmi u largua nga Bajern Mynih për t’u bërë pjesë e klubit të Katar SC, ka treguar në një emision të njohur në Youtube në Spanjë një histori shumë të pazakontë. Lojtari, i ngacmuar për jetën e tij seksuale, është pyetur se cila kishte qenë gjëja më e çmendur që kishte bërë në dhomën e gjumit dhe ai ka treguar një histori me të vërtetë të pazakontë.

“Ishim unë dhe ish e dashura ime që po flisnim për të bërë gjëra të reja, të provonim diçka ndryshe. Dhe një ditë, kur ishim më të nxehtë se Sahara, ajo më thotë ‘dua të tregoj e bëjmë diçka ndryshe’. Unë po prisja të shihja se çfarë mendonte, kur papritmas më nxjerr para një penis artificial të madh.

Mendova ‘Ku po shkon me këtë’. Mendova se ishte për të, por ajo më drejtohet ‘Jepi vetes’. I përgjigjem ‘Si t’i jap vetes?!’. ‘Po provojmë gjëra të reja apo jo?’, më thotë. I them ‘Jo, jo, po ngatërrohesh’. ‘Po pak…’. ‘Jo, jo, jo as bëhet fjalë me mua’”, tregoi Martinez duke qeshur.

“Që nga ai moment lidhja nuk ishte më e njëjta. Nuk ndjehesha i sigurt. Edhe kur flija, flija si i shtrirë në një sarkofag, i shtrirë në shpinë. Kur kthehesha në krah vendoja një thikë”, ishin fjalët e spanjollit mes të qeshurave.

Related posts

SKANDALOZE/ Gafa e gjyqtarëve në Champions, anulohet goli i rregullt i Totenhemit (VIDEO)

Isa.Autor

Jose Mourinho ngre në “qiell” ish-trajnerin e Napolit: Ka çdo gjë fantastike

Isa.Autor

TRONDITET SPORTI/ Pëson AKSIDENT, VDES ish-kampioni i botës (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment