Futboll Seria A Sport

PREZANTOHET TEK JUVENTUS/ De Ligt zbulon: Zgjodha “Zonjën e Vjetër” për arsye se…

Lojtari më i ri i Juvenstusit dhe një ndër blerjet më të bujshme të kësaj merkatoje në Itali dhe jo vetëm Matijs De Ligt, ka thënë fjalët e para si bardhezi, në një konferencë përshtyp, të mbajtur në ambientet e klubit.

Eksperienca? “Jam ende i ri, por kam luajtur me Ajaksin shumë minuta në fushë dhe dua të mësojë më shumë nga të tjerët, sepse sapo kam filluar.

Ndjenjat e tua? “Është një hap i madh, i pari jashtë Holandës dhe unë duhet të ambientohem. Shpresoj të paguaj përzemërsinë  e madhe të tifozvë”.

Ronaldo dhe Liga e Kombeve? “Në atë moment unë isha duke u përpjekur të kuptoj se çfarë do të bëjë në verë, por kam dashur të presë. Në një moment të dytë isha i sigurt që do të vazhdoja tye Juventusi. Ftesa e Ronaldos j ishte një kompliment i madh, por nuk e bëri ndryshimin”.

Sarri? “Unë fola me të në telefon, vetëm për të njohur njëri-tjetrin. Edhe ai ka qenë një nga motivet që jam këtu, pasi flitet mirë për lojën e tij. Ishtë një arsye shumë e fortë për mua”.

Fëmijë me fanellën e Juves? “Unë kam qenë rreth 7 vjeç dhe nëse je mbrojtës dihet se kë mbrojtës do të admirosh. Në atë kohë ishte Fabio Kanavaro, kampion i Botës dhe fituesi i “Topit të Artë”. Unë kam qenë një tifoz i madh i tij.

Championsi? “Janë tre fronte, ndoshta katër me gjithë Superkupën, do të shohim ndeshje pas ndeshje. Ne duam të fitojmë gjithçka. Ky është mentaliteti i Juventusit”.

Pse Juven dhe jo Barça ose PSG? “Ishte një proces i gjatë, isha dukë parë përreth dhe Italia është e njohur për vendin e mbrojtjes, ishte një sfidë e madhe. Juventusi tregoi se besonte te mua dhe ndjenja bëri ndryshimin”

Numri 4? “Ky numër është i veçantë për mua sepse kur isha i ri dhe gjithashtu në skuadrën e parë luaja me këtë numër, këtu ishte i lirë. Dëgjova shumë histori në lidhje me këtë numër dhe kam një trashëgimi për të vazhduar dhe shpresoj ta mbajë lart”

Related posts

NATIONS LEAGUE/ Anglia përmbys Belgjikën, zhgënjen përsëri Holanda

Delo.autor

MOURINHO largohet nga Man United? Klubi zbulon vendimin PËRFUNDIMTAR

Isa.Autor

ITALI-ANGLI/ Situata del jashtë kontrollit, kaos total në Londër përpara finales së “EURO 2020” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment