Të tjera

“ATP Indian Wells”, eliminohet Djokovic, vazhdon Federeri

Novak Djokovic i dha shumë shpejt lamtumirën turneut “Masters” të “Indian Wells”-it. Tenisti serb, i cili sapo u rikthye në fushat e tenisit pas operacionit të kryer në bërrylin e djathtë, u eliminua që në raundin e dytë të këtij turneu nga japonezi Daniel Taro, numri 109 i renditjes botërore.

Taro fitoi setin e parë me “tiebreak”, 7-6, por Djokovic u kundërpërgjigj duke fituar setin e dytë 6-3. Seti përfundimtar nuk kishte histori, me Taron që e dominoi atë duke e mbyllur 6-1, e duke fituar krejt ndeshjen 2-1.

Ndërkohë nuk gaboi Roger Federer, që arriti të mposhtë Delbonis, në një sfidë që u ndërpre nga reshjet e shiut.

Zvicerani, numri një i botës, fitoi setin e parë 6-3, ndërkohë që në të dytin rezultati ishte 2-2, kur shiu detyroi tenistët të braktisin fushën.

Pas rikthimit, Federer përfundoi punën që kishte nisur, duke e fituar setin e dytë 7-6, por pasi kishte anuluar një pikë për setin në favor të Delbonis, kur rezultati ishte 5-6.

Kundërshtari i radhës së Federerit, që kërkon titullin e 5-të në turneun kalifornian, do të jetë serbi Filip Krajinoviç, numri 28 i renditjes ATP.

Related posts

Nadal luan tenis me kombëtaren në një fushë të dueleve me dema

Sadik.Autor

BOKS/ Elvis Hetemi e mposht çekun Eschner në kategorinë super të mesme (FOTO)

Q.Autor

I DOLI EMRI SI I PËRFSHIRË NË GRUPE KRIMINALE/ Briken Calja: Jam sportist profesionist, aktivitete të tilla…

Delo.autor

Leave a Comment