Futboll

Ermir Lenjani në formacionin e javës në Zvicër

Lenjani është i vetmi futbollist shqiptar në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Gol këtë javë ka realizuar edhe Pajtim Kasami, por nga penalltia.

Futbollisti shqiptar, Ermir Lenjani, pasi shënoi një super gol ndaj Thunit, është shpërblyer nga ‘Blick’, duke e përzgjedhur në ekipin më të mirë të javës.

Lenjani ka shkëlqyer në fitoren e thellë të Sionit 7:2 ndaj Thunit. Ai ka arritur të shënojë golin e katërt për skuadrën e tij në minutën e 47-të.

Goli i Lenjanit ishte padyshim më i miri i javës në kampionatin zviceran, pasi goditi nga një pozitë tejet e vështirë.

Përveç golit të shënuar, Ermiri asistoi edhe në dy golat tjerë të skuadrës së tij duke qenë futbollisti i ndeshjes.

Kështu ka ai ka hyrë në formacionin e javës nga e përditshmja e madhe zvicerane, dhe kjo nuk është hera e parë.

Ai është i vetmi futbollist shqiptar në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës. Gol këtë javë ka realizuar edhe Pajtim Kasami, por nga penalltia.

Formacioni i javës nga ‘Blick’:

Omlin, Knezeviq, Nef, Lenjani, Carlitos, Sulejmani, Sow, Rohner, Schurpf, Cunha, Itten

Related posts

“TË Q*FSHA MAMANË”/ Arnautoviç ofendoi futbollistin e Maqedonisë, reagon FFM. Kërkon që UEFA të…

Delo.autor

Si po ia humbin gjyqtarët madhështinë futbollit, edhe sa kohë do të jemi “pengje” të këtyre njerëzve?

Sadik.Autor

Walter Sabatini i bashkohet Sampdoria-s…

Sadik.Autor

Leave a Comment