Futboll La Liga Sport

U largua befasisht/ Zbuloni 10 rekordet historike të Zidanes si trajner i Realit

Zinedine Zidane befasoi të gjithë me vendimin që për t’u larguar nga pankina e Real Madridit.Kjo erdhi pak ditë pasi Los Blancos fituan në finalen e Ligës së Kampionëve në Kiev ndaj Liverpoolit.

Francezi ishte në krye të skuadrës spanjolle për dy sezone e gjysmë, ku suksesi ka qenë shumë i madh.

1. Zidane ka fituar tri Liga të Kampionëve radhazi (2016, 2017, 2018).

2. Nëntë trofe (Tri LK, dy Kupa të Botës për Klube, dy Superkupa të Evropës, një Superkupë të Spanjës dhe një La Liga).

Tifozët e Realit ëndërrojnë dhe besojë një ditë Zinedine Zidane do të kthehet në krye të skuadrës (Foto: Getty Images)

3. Fitore në 12 ndeshje eliminuese të Ligës së Kampionëve, përshirë edhe finalet.

4. Reali i tij ka shënuar në 73 ndeshje radhazi (nga 30.4.2016 deri 17.9.2017).

5. Skuadra e Los Blancos ka shënuar në 60 ndeshje në sezonin 2016/17.

 

6. Nuk ka humbur në 40 ndeshje radhazi (nga 9.4.2016 deri 12.1.2017).

7. Gjithsej 83 gola si skuadër mysafire në sezonin 2016/17.

8. Vetëm një humbje në 29 ndeshje në vitin 2016 (Wolfsburg 2-0 Real Madrid).

 

9. Më së pak humbje si trajner i Realit në 100 ndeshje, vetëm tetë.

10. Ka fituar ndaj 43 kundërshtarëve, dështimi i vetëm ishte ndaj Tottenhamit (Një barazim dhe një humbje).

Related posts

ËSHTË MË I VOGËL SE RONALDO/ I tha “jo” REALIT, Nagelsman merr drejtimin e…

Isa.Autor

KLUBI I LAZIOS SHQETËSOHET PËR STRAKOSHËN/ Shtyn afatin e rikthimit në fushën e blertë

Delo.autor

Çfarë nuk u pa në “Philip II Arena”/ Tifozët e Shkëndijes çudisin me veprimin e tyre

Isa.Autor

Leave a Comment