Futboll Seria A Sport

MILAN MERR LAJMIN E MIRË/ Klubi “Kuqezi” fiton apelin, rikthehet për sfidën ndaj Sampdorias ylli…

Lajm i mirë te Milani. Ante Rebic është falur nga apeli pas vendimit për skualifikim dy ndeshje. Kështu që mbetet 1 ndeshje dhe gjoba 15 mijë euro.

Duke qenë se një ndeshje iku dhe ishte Fiorentina-Milan, kroati mund të kthehet në fushë ndaj Sampdorias të shtunën, natyrisht nëse rikuperon fizikisht.

Avokatët e Milanit – raportohet – kishin bindjen e fortë se ishin në gjendje të fitonin apelin dhe kështu ndodhi. E kuqja e San Siro, pra, i kushtoi lojtarit një ndeshje të vetme skualifikimi, tashmë e zbritur në ndeshjen e Franchi kundër Fiorentina.

Tani në Milanello ata do të përpiqen të rikuperojnë sulmuesin në funksion të ndeshjes në prag të Pashkëve. Ante Rebic ka punuar larg grupit si dje ashtu edhe sot, por lojtari mund të jetë në gjendje të kthehet në kohë. Inflamacioni duket se tani është zhdukur, për pasojë ka një shans të mirë për ta parë atë në skuadër përpara Sampdoria.

Related posts

ZBULON KLUBIN E TIJ TË ARDHSHËM/ Balotelli: Ekipi i vetëm për të cilin do luaja…

Delo.autor

FORMULA 1/ Është zyrtare, piloti rinovon kontratën deri në vitin 2024 me Ferrarin

Delo.autor

SKANDALI SEKSUAL/ U akuzua për PËRDHUNIM, vjen reagimi i ASHPËR i RONALDOS

Isa.Autor

Leave a Comment