Futboll Kategoria Superiore Ndeshjet Live

LIVE/ Partizani-Kukësi, Dominim i verilindorëve. Mbyllet pjesa e parë në “Selman Stërmasi”

Partizani dhe Kukësi luajnë mes tyre ndeshjen e javës së 35-të në Kategorinë Superiore. “Demat”, tashmë vijnë me petkun e kampionit, përballë kundërshtarit më të fortë që patën këtë sezon për titullin kampion, Kukësit.

bandicam 2019-05-26 16-30-34-366

Nga ana tjetër, verilindorët kërkojnë të mbajnë vendin e dytë në Superiore, dhe trajneri Gjoka ka hedhur në fushë më të mirët, ndërkohë që po këtë gjë ka bërë edhe Gega. Në kampin e kuq, ky takim është më shumë një festë, pasi është parashikuar dhënie e trofeut të kampionit pas ndeshjes, si dhe shumë legjende nga klubi i kuq, janë ftuar në tribunë për të ndjekur nga afër ekipin në këtë ditë të veçantë.

bandicam 2019-05-26 16-33-37-878

LIVE | PARTIZANI – KUKËSI 0-0

KOMENTI LIVE: 

Përfundon pjesa e parë. 

45+1′ Pranë golit Kukësi. Verilindorët provojnë me një skemë “alla De Biazi”, por Shkurtaj nuk tregohet i saktë në momentin e fundit, teksa gjuajtja e sulmuesit shkon ngjitur me shtyllën.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

42′ Kukësi më kërkues në këto minuta, por mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Alban Hoxhës.

33′ Drithërima në portën e Kukësit. Jasir Asani lëshon një predhë nga distanca, por grushton mjaft bukur portieri Frashëri që largon rrezikun në këndore.

29′ Goditje dënimi për Kukësin në limetet e zonës, provon Cuculi, topi ndalet nga Dilaver Duka.

23’ Telushi provonë të djathtën  nga distanca, topi shkon larg katërkëndorit të Frashërit.

21’ Presing i lartë i Kukësit në këto momente, duke mos lejuar Partizanin që të dalë në lojën e vetë.

17′ Mala dhe Asani kombinojnë bukur në afërsi të zonës, ky i fundit provon të shërbejë me finte për Mensah, që shkakton fuall në sulm.

13′ Jasir Asani provon të suprizojë me një goditje nga distanca, topi shkon jashtë kuadratit.

8′ Pranë golit Kukësi. Atanda bën heroin duke larguar topin shumë pranë vijës fatale, teksa i ka hequr një mundësi të artë Rexhinaldos që ndodhej shumë pranë tij.

1′ Ka nisur sfida në “Selman Stërmasi”. Atmosferë elektrizuese në startin e ndeshjes. Lojtarët e Kukësit mirëpresin kampionët. Nuk mungon as koreografia fantastike e tifozëve.

Related posts

ASKUSH SI “DJALLI”/ Milan shkruan historinë e klubit, vendos rekord absolut

Delo.autor

ANGLI-SHQIPËRI/ Ceremoni dhe lule në fushë, ja pse ndeshja nisi me 1 minutë heshtje

Delo.autor

SFIDA FINALE NDAJ LEICESTER PËR KUPËN E ANGLISË/ Trajneri Tuchel: Nuk mund të humbasim për asnjë moment…

Delo.autor

Leave a Comment