Futboll

Barcelona parakalon Realin për yllin e Bayern Munich

Barcelona mund të surprizojë në merkato Realin e Madridit. Sipas medieve spanjolle, ekzaktësisht “Don Balon” klubi katalanas së fundmi ka shfaqur interes për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba, i cili prej koësh kërkohet edhe nga “Los Blancos”.

Po sipas kësaj gazetë skuadra e drejtuar nga Ernesto Valverde është në avantazh ndaj rivalë të tyre kryesor në La Liga. 25-vjeçari ka kontratë me klubin bavarez deri në vitin 2021, ndërsa klauzola e largimit të tij nga “Allianz Arena” është 70 milionë Euro.

Zërat për një largim të mundshëm të Alaba nga gjigandët gjermanë janë rritur shumë së fundmi që pas deklaratës së vet austriakut se së shpejti mund të braktisë Bavarinë. Lojtari i Kombetarës së Austrisë, iu bashkua Bayern Munich nga skuadra e të rinjve dhe që atëherë ka regjistruar 296 paraqitje në të gjitha kompeticionet me fanellën e Bayern, duke qenë dhe autor i 25 golave.

Alaba ka fituar 6 tituj Bundesliga, 4 Kupa Gjermanie, 3 Superkupa Gjermanie, 1 Champions League, 1 Uefa Super Kupë si dhe 1 Botëror Klubesh.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Florentino Perez gati të sakrifikojë Benzema për të marrë yllin 21-vjeçar…

Delo.autor

De Vrij flet si veteran: Interi ambicioz, Ronaldo e bën më tërheqëse Serinë A

Isa.Autor

Besnik Hasi si “plan B”, arsyet për të drejtuar Kombëtaren

Sadik.Autor

Leave a Comment