Futboll

Barcelona surprizon La Liga për numrin e njerëzve që punojnë në zyrat e tyre

Ata nuk janë lojtarë, as trajnerë, as zbulues lojtarësh… por ata janë thelbësore për funksionimin e klubit. Ata janë pjesa tjetër e stafit, profesionistët që punojnë në fushat e tjera që përbëjnë strukturën e ekipeve: administratë, komunikim, marketing, mirëmbajtje … Dhe, në funksion të skuadrës dhe kategorisë në të cilën luan, ka dallime rreth numrit.

Sipas Palco 23, Barcelona është klubi që deri tani ka më shumë punonjës të këtij lloji. Një total prej 477 personash zhvillojnë punën e tyre në zyrat e blaugranave. Pas tyre shfaqen Real Madrid (379) dhe Atlético Madrid (371). Kurioz është rasti i La Liga-s, njësi në të cilën punojnë 129 njerëz dhe zënë vendin e pestë në këtë renditje të veçantë.

Nga ana tjetër duket Huesca, klubi me më pak punëtorë në stafin administrativ, vetëm 7 persona. Pasohet nga Reus me 11 dhe Oviedo me 14. Megjithatë, megjithëse ka përjashtime, tendenca e përgjithshme e ekipeve është përforcimi i këtyre departamenteve. Dhe, sipas Palco 23, stafi administrativ u rrit me 20.6%, në 3.195 njerëz në sezonin 2016-17. /EDS/

Përbërja administrative e skuadrave në Spanjë

  1. Barcelona 477
  2. Real Madrid 379
  3. Atlético Madrid 371
  4. Valencia 200
  5. La Liga 129
  6. Sevilla 123
  7. Villarreal 97
  8. Athletic Bilbao 89
  9. Málaga 88
  10. Alcorcón 88
  11. Levante 86
  12. Granada 83
  13. Osasuna 71
  14. Celta 68
  15. Betis 65
  16. Espanyol 65
  17. Real Sociedad 62
  18. Deportivo 60
  19. Alavés 57
  20. Sporting 53
  21. Cádiz 53
  22. Las Palmas 47
  23. Lugo 43
  24. Zaragoza 41
  25. Tenerife 40
  26. Córdoba 37
  27. Valladolid 34
  28. Leganés 29
  29. Rayo Vallecano 28
  30. Nàstic 27
  31. Numancia 25
  32. Getafe 18
  33. Almería 15
  34. Eibar 15
  35. Oviedo 14
  36. Reus 11
  37. Huesca 7

Related posts

Koulibaly dhe Higuain janë ëndërrat, Hysaj dhe Lewandowski alternativat…

Sadik.Autor

BARCELONA KAPITULLON NË FUND/ Humb pikët e para pa Messin dhe Suarez (VIDEO)

Delo.autor

Espanyol – Barcelona, formacionet e mundshme

Q.Autor

Leave a Comment