Futboll

Ish lojtari i Bayern, Xabi Alonso rrëfehet në 360 gradë

Xabi Alonso nuk do të jetë trajneri i Bayern Munich në të ardhmen e afërt. Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane, ish-lojtari i Real Sociedad, Liverpool, Real Madrid dhe klubit bavarez i tregon të gjitha, që për të qenë pasuesi i Jupp Heynckes, për zhvillimin e ish-shokut të skuadrës, Joshua Kimmich apo dhe për Botërorin e Rusi 2018.

  • Fillimi i karrierës si trajner te Bayern:

“Jo, jo, është ende shumë herët. Ndoshta vitet në vijim, por padyshim jo tani. Jam i lumtur që nuk kam asnjë lloj presioni tani. Nuk jam gati për këtë sfidë kaq të madhe.”

  • Prospektiva e Heynckes për të vazhduar qëndrimin te Bayern:

“U surprizova kur ai u caktua trajner, por nuk do të çuditesha nëse ai do të vazhdonte punën  e tij. Jam shumë i sigurtë që do të ketë folur me Karl-Heinz Rummenigge dhe Uli Hoenes, dhe ata do të vendosin se cila është më e mira për Bayern. Nëse mendojnë se është Heynckes, do të kenë të drejtë për të. Kam respektin më të madh për të.”

  • Kimmich:

“Jam i lumtur për mënyrën se si Joshua Kimmich është rritur. Është një lojtar fantastik. Isha pranë tij te Bayern dhe e ndjek edhe tani. Nëse vazhdon kështu do të ketë një të ardhme plot suksese përpara.”

  • Shanset e Gjermanisë për në Botëror:

“Gjermania është një nga ekipet favorite. Ata janë kampionët në fuqi dhë janë edhe më mirë se në vitin 2014, kanë ardhur lojtarë të rinj dhe kanë vetëbesim të jashtëzakonshëm. Vetëm të shikojë sa shumë potencial kishin në Kupën e Konfederatave. Ata dërguan ekipin B dhe fituan.”

Related posts

“UKRAINA ËSHTË TOKA IME MËMË”/ “Topi i Artë” i Milanit reagon për luftën me Rusinë (FOTO)

Delo.autor

I THOTË “JO” OFERTËS SË JUVENTUSIT/ Ja ku mund të transferohet ylli francez…

Delo.autor

Zyrtare/ Real Madridi e prezanton sonte trajnerin Julen Lopetegui

Sadik.Autor

Leave a Comment