Futboll Premier League Sport

KA EDHE KËSHTU/ Mou e lë në stol, ylli i Man United: Jam i preferuari i tij prandaj më…

Remelo Lukaku ka zbuluar se është një nga lojtarët e preferuar të Jose Mourinho-s te Manchester United pavarësisht se është lënë në stol nga trajneri. Sulmuesi 25-vjeçar i Chelsea-t, është lënë në stol në fillimin e këtij sezoni dhe nuk ka shënuar për ekipin e tij që nga 15 shatori.

Lukaku ka deklaruar se fillimisht ishte “i zemëruar” për lënien jashtë, por ka shpjeguar se tani gjërat janë mirë dhe se ai do “kalonte përmes një muri” për trajnerin portugez.

I pyetur nëse është lojtari i preferuar i trajnerit, Lukaku tha: “Po, njëri prej tyre. Sepse ai e di që do të bëja gjithçka për të. Ai është lloji i trajnerit që është i sinqertë me ty dhe të thotë se si është puna, dhe nëse ti nuk bie dakord me këtë gjë, ky do të jetë një problem i madh.”

Duke folur për lënien në stol, Lukaku ka thënë për Bleacher Report: “Mendova, çfarë dreqin ndodhi. Por më pas pata një bisedë me trajnerin rreth kësaj çështje dhe i thashë ‘dëgjo, ka qenë një vit i gjatë duke përfshirë edhe Kupën e Botës, ndihem pak i lodhur’”.

“Ai e pa këtë gjë dhe mori vendimin e tij. Më tha se nuk dukesha i kënaqur dhe se isha i zemëruar. Unë i thashë, oh po, jam shumë i zemëruar. Pse, mendon se duhet të buzëqesh? Kemi folur më mbrapa dhe tani gjithçka është në rregull”.

Lukaku ka arritur të shënojë vetëm 4 gola në 17 ndeshje për United në këtë sezon dhe u fut si zëvendësues në ndeshjen e të martës kundër Young Boys, e fituar 1-0 nga “Djajtë e Kuq”.

Related posts

INTERI PËRGATIT RINOVIMIN/ Por Lautaro Martinez ka 2 kërkesa të rëndësishme për klubin

Delo.autor

NGA EGBO TEK SKËNDER GEGA/ Trajnerët që u larguan nga klubet e Superiores gjatë 2020

Delo.autor

Moto GP teste sezonale në Barcelonë, dominon Vinales me Yamaha

Sadik.Autor

Leave a Comment