Futboll

Bayern dhe Barcelona nisin negociatat për shkëmbimin e lojtarëve

Baryen Mynih dhe Barcelona mund të bëhen protagonistë të një shkëmbimi lojtarësh në merkaton e verës. Skuadra bavareze po kërkon të nënshkruajë një kontratë përfundimtare me sulmuesin kolumbian James Rodriguez, që verën e kaluar erdhi nga Real Madrid në formën e huazimit. Në rast se Bayern do ta realizonte këtë gjë, atëherë do të nisë bisedimet me Barcelonën për të bërë të mundur shkëmbimin e dëshiruar, për të sjellë në Bundesliga francezin Ousmane Dembele. Nëse kjo gjë do të realizohej, për të dy futbollistët, Rodriguez dhe Dembele, do  të bëhej fjalë për një rikthim në kampionatet ku kanë luajtur edhe më parë.

Rodriguez dhe Dembele kur luanin me Real e Dortmund

Problemi i vetëm në këtë shkëmbim është kontrata e James Rodriguez, pasi ai është ende një lojtar i “los blancos” që e kanë dhënë në formë huazimi te Bayern dhe në fund të këtij sezoni mund të rikthehet në “Santiago Bernabeu” në rast se Zidane do të largohet. Por për kolumbianin është e intertesuar edhe Barcelona (që duket se e ka të vështirë të nënshkruajë me Antoine Griezmann), ndaj dhe Bayern po përpiqet ta marrë përfundimisht lojtarin, në mënyrë që ta transferojë më pas në “Camp Nou”. Në shkëmbim, kampionia e Gjermanisë do të marrë talentin 20-vjeçar Dembele, që më parë ka luajtur në Bundesligë me Borussia Dortmund.

Related posts

NJË “PËRBINDËSH” QË NUK NDALET/ Rekord pas rekordi, ja çfarë synon tani CR7

Delo.autor

Manchester City e lë të lirë mbrojtësin 55-milionësh

Sadik.Autor

HUMBET FINALEN E KUPËS/ Neymar-it i “IKËN TRURI”, godet me grusht tifozin (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment