Bundesliga Futboll

Bayern Munich gjen te Chelsea zëvendësuesin e Lewandowski…

Bayern Munich ka nisur të studiojë mundësinë e blerjes së sulmuesit të Chelsea, Alvaro Morata, gjatë merkatos së verës, nëse Robert Lewandowski do të shkojë te Real Madrid.

Sulmuesi nga Polonia duket se do të shkojë në “Bernabeu” duke qenë se nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me bavarezët, pavarësisht se biseduan për një muaj me radhë. Rummeniegge ka thënë se me 100% të mundësive Lewandowski do të qëndrojë në “Allianz Arena”, megjithatë ka nisur të marrë masa për të gjetur një zëvendësues.

Bayern Munich are eyeing Alvaro Morata as a potential replacement to Robert Lewandowski

Sipas gazetës “AS”, sulmuesi i Chelsea. Alvaro Morata do të ishte një nga kandidatët për të zëvendësuar 29-vjeçarin, gjithnjë e më pranë kalimit në “Bernabeu”. Morata nuk ka shijuar një nga sezonet më të mira në vitin e tij të parë në Angli, ku në 38 ndeshje zyrtare ka shënuar vetëm 13 gola. Pavarësisht nga kjo, Bayern nuk e ka fshehur besimin te 25-vjeçari ka flitet se ka pasur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit që do të jetë pjesë e Spanjës në Kupën e Botës 2018.

The Poland international looks set to leave the Bundesliga side for Real Madrid this summer

Bayern ka ndërmend të rifreskojë skuadrën, pasi gjatë verës Franck Ribery dhe Arjen Robben pritet të largohen nga “Allianz Arena” sepse nuk kanë rinovuar kontratat. Morata është rikthyer te Chelsea, ditën e enjte, pasi shijoi disa ditë pushime me bashkëshorten e tij Alice Campello në Dubai, pasi u la jashtë ekipet kombëtar në miqësoret e radhës. Ai është kandidat për të qenë titullar në ndeshjen e ardhshme në Premier League, të dielën kundër Tottenha. Krahas sulmuesit të Chelsea, drejtuesit e Bayern kanë edhe dy emra të tjerë në bllokun e shënimeve: Edinson Cavani dhe Timo Werner.

Related posts

BINDEN NGA PLANI 5 VJEÇAR/ Mançester Junajtid zgjedh trajnerin e ri

F.autor

Evra drejt rikthimit në Angli, gati nënshkrimi me ekipin e njohur

Q.Autor

NGA PROBLEMI NË ZEMËR TEK QENI/ Gjithçka nuk dini për gardianin e ri të Milanit, Mirante

Delo.autor

Leave a Comment