Bundesliga Futboll

Bayern Munich me imazh të ri për sezonin e ardhshëm

“Mia san mia”, do të dizajnohet në karriget e stadiumit. Gjithashtu do të jetë edhe stema e Bayern Munich. Shefi ekzekutiv i gjigandëve gjermanë, Karl-Heinz Rummenigge konfirmoi për “Bayern Magazine” që plani i rikonstruksionit do të vendoset në zbatim në mesin e muajt Maj, më ekzaktësisht pas datës 14, dy ditë vetëm pasi Bayern Munich do të jetë përballur me Stuttgart. “Në verë, do të mund të fillojmë të realizojmë atë që kemi ëndërruar gjithmonë dhe “Allianz Arena” do të shikohet qartësisht si shtëpia e FC Bayern, e skuadrës dhe e tifozëve të saj” theksoi Rummenigge.

Pas ndarjes me ekipin e TSV 1860, për përdorimin e stadiumit dhe dhënies së tyre me qera, ishte shumë herë më e lehtë për të marrë vendimin dhe për ta nisur sa më parë. Impianti i përbashkët i dy rivalëve të qytetit ishte dizenjuar për të qenë neutral, teksa u hap në vitin 2005. Gjithsesi për sezonin e ri, tifozët e Bayern do të kenë mundësi ta shijojnë plotësisht stadiumin plotësisht të personalizuar. “Synimi ynë është ta përfundojmë punën në fundin e muajt Korrik” deklaroi shefi ekzekutiv i impiantit, Jurgen Muth, i cili bëri të ditur se karriget e vjetra do të shiten dhe të gjitha paratë e grumbulluara do të shkojnë për bamirësi. Gjithashtu në stadium do të ketë edhe një koncept të ri të sigurisë.

Related posts

Eleminimi i Spanjës, shfryn Shpëtim Gjika: Ku do shkonin ata me një portier që…

Sadik.Autor

MESSI APO RONALDO? Scholes na befason të gjithë: Ja futbollisti më i mirë…

Delo.autor

JUVE-NAPOLI NË RREZIK/ Ja pse skuadra e Gatuzos mund t’a humbë në tavolinë ndeshjen dhe si po luftojnë me rregulloret

Delo.autor

Leave a Comment