Bundesliga Futboll

Bayern – Real, “luftë e ftohtë” për Robert Lewandowskin

Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë shtohen zërat për një kalim të mundshëm të “bomberit” polak në radhët e madrilenëve, por këto zëra nuk i pëlqejnë aspak kampit bavarez. Nga ana tjetër, sulmuesi ka një kontratë me kampionët në fuqi të Gjermanisë që skadon në 2021. Dëshira nga ana e lojtarit për t’u transferuar te “Los Blancos” nuk mungon, por fjalët e thëna nga Rummennige e bëjnë tratativën disi të vështirë, madje mes dy klubeve pritet të nisë edhe një luftë e ftohtë.

Kjo nuk është hera që Reali i Madridit shfaq inter për Lewandowskin. Në vitin 2013 klubi “merenges” ofronte 30 milionë euro, ndërsa këtë herë oferta pritet të kapë një shumë akoma edhe më të madhe. Presidenti Florentino Perez për të bindur bavarezët ka gati 100 milionë euro. Sidoqoftë, përtej dëshirës së madrilenëve, operacioni nuk duket aspak i thjeshtë.

Related posts

CHAMPIONS/ Barcelona mposht Inter në “San Siro”, Kualifikohet Dortmund

Delo.autor

E THOTË HISTORIA/ Statistikat dërgojnë titullin drejt Real Madrid

Delo.autor

Xhemajli shënon super gol kundër Greqisë

Sadik.Autor

Leave a Comment