Futboll

Begeja: Kukësi shquhet për mundje. Arbitri ndikoi tek ndeshja

“Nuk e di çfarë të them. Në përgjithësi zhvilluam një ndeshje të mire, por humbëm. Nuk dua të merrem me arbitrin. Nuk besoj se Kukësi ka nevojë për kaq shumë ndihmë në një ambient shumë irritues. Na ndëshkoi goli në fund të pjesës së parë. Edhe goli i tretë, që erdhi për mos vëmendje të mbrojtjes. Skuadra reagoi edhe pas golit të tretë. I patëm rastet tona, shënuam, por nuk barazuam dot. Gjyqtari Alla nuk ishte i mendimit që skuadrat të marrin atë që dhanë në fushë. Dua ta përsëris që gol i barazimit 1-1 na e uli anën psikologjike. Nëse shikoni situatat, në zonën tonë sikur bëhej mundje, jo sikur luhej futboll. Ishte çështje minutash që do të na ndëshkonin. Jam shumë i mërzitur për ndeshjen sot. Nuk kam shumë fjalë. Kartonët e kuq? Kukësi shquhet për mundje, sepse ka nxjerrë kampionë të mëdhenj, por në futboll nuk ishte nevoja për kaq irritim sot. Acarimi? Po të shikoni me kujdes ndeshjen, arbitri dukej qartë që favorizonte lojtarët e Kukësit, në çdo dyluftim. Në zonë, me kapje, me tërheqje, Kukësi vetëm ashtu luante. Në 90 minuta, arbitri ndikoi tek ndeshja”.

Related posts

TRAJNERI KOEMAN ME “DHIMBJE KOKE”/ Rrezikon të humbasë të gjithë sezonin, fut në panik Barcelonën sulmuesi…

Delo.autor

LUAJTI NDESHJEN E 100-TË NDAJ ZENIT NË CHAMPIONS/ Bonucci: Po luajmë si skuadër, tani t’i karikojmë bateritë për…

Delo.autor

KAPITENI I KOMBËTARES/ AGOLLI: Zgjedhjet i bën trajneri, unë përgjigjem për gjithçka te skuadra

Isa.Autor

Leave a Comment