Të tjera

Sharapova zbulon shkakun e dështimit, largon trajnerin pas 4 vitesh

Një vit më parë, kur rikthehej në fushë pas pezullimit 15 mujor për përdorim doping, tenistja ruse Maria Sharapova shpresonte në një rikthim të shpejtë në majat e këtij sporti. Sidomos kur rivalja e saj kryesore, Serena Williams, nuk luante për shkak të shtatëzanisë. Por koha fluturon dhe 11 muaj pas rikthimit, tenistja ruse e sheh veten në vendin e 41-të dhe me disa dështime të mëdha pas krahëve gjatë muajve të fundit. Dy eliminime që në raundin e parë në Doha dhe Indian Wells e kanë komplikuar shumë të ardhmen e Sharapovës, që duket se ka vendosur të marrë disa masa drastike.

Dy ditë pas humbjes me japonezen Naomi Osaka, tenistja ruse ka vendosur që të ndahet nga trajneri i saj, holandezi Sven Groeneveld, me të cilin ka fituar 7 tituj, mes të cilëve edhe Roland Garros në vitin 2014. “Pas 4 vitesh bashkëpunim, dua të falënderoj Sven për besnikërinë, etikën në punë dhe mbi të gjitha për miqësinë që do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ndërprerja e bashkëpunimit ishnte një vendim i përbashkët, por e pranoj që kam qenë me fat të punoja me të”, tha Sharapova. Duket se rusja ka nevojë për një trajner të ri, që ta motivojë edhe më shumë për t’u rikthyer protagoniste në fushë, si dikur.

Related posts

NBA/ Milwaukee rikthehet te fitorja, “OK” edhe Clippers e Boston

Delo.autor

Houston kërcënon Warriors në Perëndim, fitojnë Dallas e Atlanta

Q.Autor

“TANI PO SHIJOJ JETËN TIME”/ Rrëfehet Fury: Ja ndaj kujt do të dueloj dhe mbroj titullin kampion

Delo.autor

Leave a Comment