Futboll

Besiktas-Bayern, eliminimi është i pashmangshëm për turqit

Champions League do të kthehet të mërkurën në mbrëmje me dy ndeshje të tjera. Një nga këto takime do të jetë ai mes Besiktas dhe Bayern Munich, i vlefshëm për ndeshjet e kthimit të 1/8-ve të kompeticionit europian më të rëndësishëm për klube. Do të jetë më shumë një sfidë për statistikë duke parë se bavarezët kanë fituar 5-0 përballjen e luajtur tri javë më parë në “Allianz Arena”.

Objektivi i vendasve do të jetë që të largohen me kokën lart nga Champions, ndërsa gjermanët do të synojnë të vazhdojnë në rrugën e fitoreve. Kampionët në fuqi të Turqisë kanë bërë një paraqitje të mirë në këtë edicion të Champions-it duke zënë vendin e parë në një grup të vështirë që përfshinte Porto, Leipzig dhe Monaco.

Fatkeqësisht për ata, shorti nuk ka qenë aspak i mëshirshëm duke i vënë përballë me pesë herë fituesit e Champions League. Duke parë se eliminimi është i pashmangshëm, Besiktas do të mund t’i përqendrojë të gjithë forcat në kampionat, ku është tri pikë larg Galatasaray. Thomas Muller dhe Robert Leëandoëski kanë qenë protagonistët e ndeshjes së parë me nga dy gola duke i dhënë vazhdimësi paraqitje të mira të Bayern, që e mbylli fazën me grupe në vendin e dytë, por me të njëjtin numër pikësh me Paris Saint-Germain.

Për më tepër, bavarezët do të paraqiten në këtë takim pas fitores 6-0 të marrë në kampionat kundër Hamburg. Gjithashtu, skuadra e Jupp Heynckes nuk ka pësuar gol në katër ndeshjet e fundit.

Shifra dhe Fakte 
– Bayern ka fituar pesë ndeshjet e fundit që ka luajtur në Champions League duke shënuar një minimum prej dy golash në secilën prej tyre.
– Bavarezët kanë fituar të tri ndeshjet e fundit që kanë luajtur kundër Besiktas me rezultatin e përgjitshëm 9-0.

Related posts

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja plas “bombën”: Ja pse nuk u grumbullua Gjimshiti

Delo.autor

VIDAL E MORATA/ “Maestro” Pirlo provon të rikthejë… shoqërinë e vjetër

Delo.autor

Nga “burgu” tek tripleta ndaj Spanjës, historia fantastike Ronaldos brenda pak orëve

Sadik.Autor

Leave a Comment