Futboll

Lajme të këqija për mesfushorin e Kombëtares, këput ligamentin e gjurit dhe gati për operacion

Amir Abrashit iu desh të linte fushën e lojës në minutën e 29-të, në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Hertës së Berlinit, për shkakun e një dëmtimi. Një kontroll më i detajuar në fillim të kësaj jave, ka zbuluar më mirë dëmtimin e tij.

Fussball Herren 1 Bundesliga Saison 2017 18 26 Spieltag Hertha BSC SC Freiburg Valentino L

Abrashi ka këputur ligamentin e kryqëzuar në gjurin e djathtë. Mesfushori do t’i duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Ai ka qenë një pikë kyçe për formacionin e Frajburgut, dhe rikthimi i tij, pas këtij dëmtimi, duket se do të jetë i largët. Një vlerë e humbur edhe për formacionin e Panuçit, në miqësoren që do të zhvillohet në fund të marsit me Norvegjinë.

Related posts

Raffaele Palladini: Perin mos shko tek Juventus, janë të gjithë robotë

Sadik.Autor

Higuain e Dybala, konfirmime për listën e Botërorit

Sadik.Autor

Juventus gati për një revolucion, në verë largohen 4 ikona të ekipit

Sadik.Autor

Leave a Comment