Futboll

Luftëtari me mungesa, por Lika do rikthimin te fitorja

“Ne vlerësojmë çdo takim, aq më tepër që nesër do të kemi përballë kampionët në fuqi të Shqipërisë. Kemi një ndeshje të fortë dhe të vështirë, pasi edhe kundërshtari kërkon të ruajë ecurinë e rezultateve pozitive. Gjithsesi, ne do të synojmë të marrim maksimumin e pikëve, sidomos në këto momente”, u shpreh Lika.

Trajneri i Luftëtarit theksoi se humbja me Partizanin i ka rënduar më shumë seç duhet bluzinjtë, pasi ka sjellë edhe dëmtime e lodhje te lojtarët e tij.

“Duket se humbja me Partizanin na ka dëmtuar më shumë seç duhet, pasi përveç rezultatit 3-0, ka sjellë edhe dëmtime lojtarësh te ne, ndërsa disa të tjerë janë të lodhur fizikisht dhe psikologjikisht dhe nuk do të jenë në maksimum. E rëndësishme është që të bëjmë zëvendësimet e duhura, për ta përballuar me sukses sfidën dhe për të marrë maksimumin, duke hedhur në fushë lojtarët me gjendjen më të mirë fizike dhe psikologjike”, deklaroi trajneri i Luftëtarit.

Luftëtari bën shumë mirë në fazën sulmuese, pasi krijon shumë, ndonëse vuan në finalizim, ndërsa pjesa defensive lë për të dëshiruar, pasi ekipi lë më tepër hapësira seç duhet.

“ne do të vazhdojmë të bëjmë lojën tonë, atë që na ka dhënë edhe këto rezultate deri tani. Do të vijojmë të luajmë në sulm, por duke u munduar që të ruajmë ekuilibrat, që të mos kapemi të papërgatitur nga kundërsulmet e kundërshtarëve. Natyrisht që nga ndeshja në ndeshje, presim të përmirësohemi akoma më shumë në mënyrën tonë të lojës”, deklaroi Hasan Lika.

Related posts

KORONAVIRUSI/ E dashura e Dybalas: Mushkëritë e mia bënin një zhurmë të çuditshme…

Delo.autor

Juventus nis kontaktet me Atletico-n për Godin

Sadik.Autor

“NE DO TË KËRKOJMË NJË EKIP TË FRESKËT”/ Koeman: Jemi ende gjallë, nuk dorëzohemi. Lenglet i merr gabimet shumë personalisht

Delo.autor

Leave a Comment