Futboll

“Big”-ët e Europës, gati të bëjnë gjithçka për Allegri-n

Tre kampionate radhazi, tri Kupa të Italisë, dy finale të Champions League në tre vite. Dominuese në Itali, e respektuar në Europë. Ky është Juventus i Allegrit, që duket se do të shijojë një tjetër sezon të mbushur me suksese dhe gëzime. Bardhezinjtë janë në garë për çdo trofe dhe kanë një organikë që udhëhiqet nga një trajner serioz dhe i përgatitur, i cili pëlqehet gjithnjë e më shumë nga të mëdhatë e Europës dhe nuk mund të ndodhte ndryshe.

Kështu në Angli janë gati të bëjnë gjithçka për ta vënë Max-in përballe Guardiola, Mourinho, Conte (nëse qëndron në Londër). Sipas gazetave të ndryshme, Allegri shihet si pasardhësi i Arsene Ëenger në drejtim të Arsenal.

Allegri, shkruajnë në Londër, do të ishte gati të pranonte. Por, gjithmonë sipas shtypit britanik, në garë për të siguruar shërbimet e italianit është edhe Chelsea. Një tjetër “big” që interesohet për teknikun e “Zonjës” është edhe PSG, me Emery që duket se do të largohet në fundin e sezonit.

Gjithsesi, bëhet fjalë vetëm për thashetheme duke parë se vetë trajneri nuk ka thënë asnjëherë se do të largohet nga Juventus dhe as klubi nuk ka bërë të ditur se po mendon të ndryshojë trajner.

Related posts

ÇMENDURIA E BARCELONËS/ Katalanasit kërkojnë Argjentinasin e vetëm që SHKËLQEU NË BOTËROR

Isa.Autor

Mesfushori belg po kërkon me ngulm largimin nga Chelsea

Sadik.Autor

INJORIMI NDAJ REKORDMENIT/ “Bolt nuk bëhet futbollist as për 100 vjet!”

Isa.Autor

Leave a Comment