Të tjera

Serena përballë Venus, motrat Williams sfidë mes tyre në Indian Wells

Serena dhe Venus Williams do të zhvillojnë një tjetër përballje epike mes tyre, këtë herë në raundin e tretë të turneut Masters të Indian Wells, në një turne ku 17 vite më parë ato përjetuan momentin më të vështirë të karrierës së tyre, fyerjet për racizëm. Kjo do të jetë hera e 26-të që dy motrat amerikane do të luajnë ndaj njëra-tjetrës, me Serenën që udhëheq 14-11 në përballjet direkte. Në ndeshjet e fundit, Serena mundi 2-0 holandezen Kiki Bertens (7-6, 7-5), ndërsa Venus eliminoi rumunen Sorana Cirstea, pas fitores 2-0 (6-3, 6-4).

Nëse për Venus ky kualifikim ishte më i lehtë, për Serenën fitorja ishte e vështirë, pasi ajo u rikthyer në fushë pas 14 muajsh pushim, për shkak të shtatëzanisë dhe lindjes së vajzës. “Jam ende shumë larg nivelit tim edhe pse kam disa objektiva për këtë sezon. Por Venus është më në formë dhe po luan më mirë tani se sa kur ishte e re”, tha Serena Williams. Dy tenistet kanë qenë përballë njëra-tjetrës edhe në vitin 2001 në këtë turne, por Venus u tërhoq pas disa minutash.

Related posts

Provat e lira në Hungari nën shenjën e Vettel, zhgënjen Mercedesi

Sadik.Autor

Rafael Nadal shkruan historinë, triumfi i 11-të në turneun e Montekarlos

Sadik.Autor

LUFTA NË UKRAINË/ ITF anullon të gjitha turnetë në Rusi, tenistja ukrainase dhuron premion e fituar

Delo.autor

Leave a Comment