Futboll

Bllokadë kundër Putinit, a rrezikon të bojkotohet Botërori i Rusisë

FIFA është vënë në panik përballë rritjes së presionit ndërkombëtar për ta bojkotuar Kupën e Botës së verës së këtij viti. Organizata mban heshtjen zyrtare, por privatisht, disa prej drejtuesve të saj, të njohur me helmimin e kolonel Skripal, e shohin të mundshme refuzimin e Anglisë për të qenë në Rusi. Sepse tensioni mes këtyre dy vendeve është në pikën më të lartë ndonjëherë.

Anglia ka filluar bisedimet me aleatët e saj perëndimorë për ta lënë të vetëm Putinin në “Luzhniki Stadium”, më 14 qershor, në ceremoninë e hapjes së Botërorit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin bojkotin. Qeveria britanike ka arritur në përfundimin se bojkoti është “shumë i mundshëm”, sepse Rusia është përgjegjëse për sulmin me gaz nervor kundër Sergei Skripal dhe vajzës së tij, Yulia në Salisbury, në jug të Anglisë.

Kryeministrja angleze tha se “ishte, ose një veprim i drejtpërdrejtë i shtetit rus ndaj vendit tonë, ose Rusia e ka humbur kontrollin e këtij agjenti dhe ka lejuar të arrijë në duart e të tjerëve. Në çdo rast, Rusia është prapa”, – pohoi Theresa May.

“Si mund të shkojmë tani në Kupën e Botës së Putinit?” – ishte titulli i madh i “Daily Mail”. Fuqia tjetër e madhe në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mbështetur Anglinë, duke u nisur edhe nga ndërhyrja e pretenduar kibernetike e rusëve në zgjedhjet e fundit presidenciale.

Frika nga “fabrikat ruse” për lajme të rreme dhe influencim te votuesit është përhapur në vende si Spanja dhe Franca. Rusia, si në rastin e spiunit Skripal, mohon të gjitha akuzat dhe kundërshton akuzuesit se nuk paraqesin dëshmi. Konflikteve të armatosura në Siri dhe Ukrainë, aneksimi i Krimesë, janë çështje të tjera, që shtohen në listën e gjatë të konflikteve që e rrethojnë Putinin.

Gjithashtu dopingu. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, nga vende të tjera në botë, Lindja e Mesme, vazhdon bllokada e Arabisë Saudite dhe aleatëve të saj kundër Katarit, partner i FIFA-s për “Botërorin 2022”. “Unë doja që Botërori i vitit 2018 të luhej në Rusi, ndërsa ai i vitit 2022 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, çka do të kishte barazi dhe ekuilibër global, por Sarkozy dhe Platini mbështetën Katarin dhe bilanci ishte thyer”, – tha Blatter pasi u shkarkua, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit.

Me këtë panoramë, FIFA është shumë e shqetësuar. Më shumë se kaq: ajo është panik. Presidenti i saj, Infantino, është në anën tjetër të botës, në Peru, ku u takua me presidentët e Konfederatës së Amerikës së Jugut. Ai është fotografuar pak ditë më parë me Putin, duke luajtur futboll në Kremlin, por nuk është i huaj për çdo gjë që ndodh.

Problemi është ende në Europë. Asgjë nuk tregon se tensionet do të pakësohen, përkundrazi, synojnë të shkojnë më tej, dhe kjo e vë botën në rrezik. Frika e madhe e FIFA-s është Kampionati Botëror. A do të ketë një bllokadë diplomatike kundër Putinit, pra do ta bojkotojnë Botërorin e Rusisë më shumë se një kombëtare, me Anglinë iniciatore? Por edhe më lart se rreziku është bojkoti i përgjithshëm i Kupës së Botës, me kërcënimin e dorëheqjes nga disa vende.

Related posts

Salihamidzic thumbon Realin dhe tregon avantazhin e Bayern në merkato

Sadik.Autor

NAPOLI-MILAN/ Përfundon sfida spektakolare, Napoli fiton me “Show” në fushë

Isa.Autor

Mijëra tifozë të Kroacisë sfidojnë anglezët në mënyrë origjinale (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment