Futboll

“Boys Samba”, Brazilin e pushton alegria para Botërorit (video)

Brazili është një nga favoritët kryesorë të shumë njerëzve për ta fituar Kupën e Botës së kësaj vere në Rusi. Edhe kampingu aktual i tyre rus jep njëfarë pasqyre, se si po përgatiten të besuarit e trajnerit Tite për skenën e madhe. “Boys Samba” kanë mbërritur në Rusi për një miqësore ndërkombëtare këtë javë, kundër organizatorëve të turneut të verës.

Dhe atmosfera shtë shumë e gëzueshme në radhët e kombëtares së Brazilit. Lojtarët duken më të relaksuar se kurrë, pasi të gjithë hanë së bashku në një tavolinë të gjatë, në dhomën e ngrënies, të gjitha buzëqeshjet janë “miliona dollarëshe”. Kjo foto e “zemrave të ngrohura” u ngarkua në Instagram nga Marcelo, i cili e shoqëron me statusin “familje”.

Futbollistët lexojnë edhe libra mbi lidershipin, si ai me titullin “Drejtues me zemër: Strategjitë e suksesshme të trajnerit në basketboll, biznes dhe jetë”, i shkruar nga trajneri i basketbollit amerikan, Mike Krzyzewski.

Autori ndihmoi ekipin e basketbollit të SHBA të fitojë pesë medalje të arta olimpike, duke qenë në kulmin e një karriere stërvitjeje të mbushur me argjend. Por, si reflektim i qetësisë dhe optimizmit, kombëtarja braziliane ka edhe momente për të shijuar njëfarë argëtimi. Mbrojtësi i PSG-së, Dani Alves, ka ngarkuar një video në Instagram, në të cilën tregon, së bashku me Marquinhos dhe Thiago Silva, disa mësime “Samba”. Aty mungon Neymar. Sulmuesi yll i PSG-së është duke u rikuperuar nga operacioni që kreu në këmbë, pasi ka thyer një “metatarsal” dhe lënduar kyçin e këmbës.

Related posts

Gattuso kërkon një mesfushor, Milan hedh sytë nga Reali

Sadik.Autor

Çfarë ka bërë Coutinho që Barça është mërzitur kaq shumë?

Sadik.Autor

Panucci vazhdon zborin, lajme të mira para Norvegjisë

Sadik.Autor

Leave a Comment