Futboll

Brazili përgatit hakmarrjen kundër Gjermaninës

Në Brazil nuk iu del koha as të arkivojnë suksesin 3-0 ndaj Rusisë, pasi ka filluar të flitet menjëherë për testin e radhës të Kombëtares, atë të ndeshjes të ditës së Mërkurë, kundër Gjermanisë.

Motivi? Asnjë brazilian nuk mund të harrojë atë që ndodhi në gjysmëfinalen e Botërorit në vitin 2014. Suksesi 7-1 i Pancerave në Belo Horizonte është kthyer turpi i madh kombëtar, tragjedia futbollistike që nuk mund të fshihet kurrë. Aq sa edhe sot e kësaj dite vazhdon të përdoret në rrjetet sociale.

Kështu flitet vetëm për ndeshjen e Berlinit, në të cilën nuk do të marrin pjesë Thomas Muller e Mesut Ozil. Joachim Loew i aktivizoi në ndeshjen e djeshme kundër Spanjës, dhe për këtë trajneri vendosi t’i lërë pushim, pasi sipas tij sezoni është ende i gjatë dhe stresues dhe do t’i duhen në muajin qershor.

Nga ana tjetër te Brazili do të mungojë për shkak dëmtimi, ashtu si edhe në vitin 2014, ylli i Kombëtares, Neymar. Për trajnerin Tite, sulmuesi është i vetmi i pazëvendësueshmi te skuadra e tij. Por gjithsesi 56-vjeçari ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e djeshme e Douglas Costa, që sipas burimeve pranë trajnerit Tite, duket se është një nga lojtarët që e ka të siguruar grumbullimin për në Botërorin e Rusi 2018.

Pikërisht Muller, që në Belo Horizonte shënoi dy gola u shpreh: “Brazili është një vend i çmendur për futbollin dhe mund ta marrë me mend çfarë efekti ka shkaktuar ai rezultat. Por mbi kundërshtaret tanë kishte shumë presion, dhe ajo ndeshje është një kujtim që do ta kenë përgjithmonë.

Unë nuk do të flisja për hakmarrje, por për ne ajo ishte një ndeshje që na afroi më shumë të objektivi unë kryesor, dhe për këtë arsye ndeshja që nuk do të harrojmë kurrë është finalja e fituar kundër Argjentinës.” Kundër Brazilit do të luajë Toni Kross, që në Mineirao shënoi edhe ai dy gola: “Kombëtarja e sotme është edhe më e fortë se ajo në 2014.”

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Ndizet sfida në “Anfield”, Milan realizon 2 gola për 2 minuta (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA KUNDËR TORINOS/ Gattuso: Higuain nuk do të jetë kurrë një…

Isa.Autor

LEWANDOWSKI NUK NJEH RIVAL/ Shikoni golin spektakolar që realizoi ndaj Sllovenisë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment