Futboll

Shpëtim Duro në provën e zjarrit, ka një problem të madh te Flamurtari

Skuadra bregdetare udhëton drejt Lushnjes për kampionat në dunjavë dhe më pas pret Skënderbeun në mesjavë për ndeshjen e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë. Ekipi do të ketë shumë ngarkesë, që pritet të ndikojë dhe në rezultate. Trajneri Duro do të ketë 3 ndeshje në shtëpi, por ky është vetëm një faktor i vogël pozitiv, pasi Superiorja nuk ka më ekipe “fushe”. Të gjithë luajnë futboll dhe mund të fitojnë në çdo fushë.

Flamurtari nuk ka ndalur përgatitjet për ndeshjet e radhës, pasi ekipi bregdetar po stërvitet me forca të plota. Trajneri Duro ka zhvilluar seancën  e sotme stërvitore në aneksin e klubit. Ai po kërkon maksimumin në stërvitje nga lojtarët e tij dhe beson se skuadra do të rikthehet shumë shpejt te rezultatet pozitive. Në seancën e sotme, numri një i klubit mori dhe lajme pozitive, pasi portieri Adis Nurkovic  dhe sulmuesi Mamadou Tounkara po stërviten me grupin e plotë dhe janë gati për Kukësin. Për t’u parë gjendja e mesfushorit Muarem Muarem. Ai ka nisur fazën e riaftësimit të tij, por nuk dihet nëse do të jetë gati për sfidën kundër Kukësit.

Related posts

LEONARDO HEDH “TENTAKULAT” NË ANGLI/ Milani gati në sulm për yllin e Premier League…

Delo.autor

“VËLLAI IM…”/ Shaquille O’Neal shpërthen në lot duke folur për Kobe Bryant

F.autor

TRIUMFON ME PËRMBYSJE/ “Panenka” e Ramos i jep fitoren Spanjës në eliminatore

Delo.autor

Leave a Comment