Futboll

Buffon ka një mesazh para ndeshjes me Real Madrid

Shorti i djeshëm i hedhur në Nion të Zvcirës në kuadër të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve nuk ka qenë dhe aq i mirë për italianët. As për Juventus të cilët përballen përsëri me Real Madrid, duke kujtuar humbjen 1-4 në finalen e “Cardiff”-it vitin e kaluar dhe as për kryeqytetasit, Romën, të cilët do të sfidojnë gjigantët spanjollë, Barcelonën e Lionel Messit.

Mirëpo, kapiteni i “Zonjës së Vjetër” gëzon respekt dhe është i bindur që takimin ndaj madrilenëve do ta fitojë skuadra më e vendosur. Portieri italian në një foto të postuar në rrjetet sociale ka komentuar shortin në fjalë ndërsa shkruan se nuk është zhgënjim të humbasësh ndaj një skuadre të madhe si Reali, por gjithsesi në fund sipas tij do të fitojë “ekipi më i vendosur”.

“Nganjëherë kemi fituar ne, herë të tjera kemi humbur. E vërteta është se kur humb ndaj një skuadre të vendosur, përbërë nga kampionë të ngjashëm, ti nuk ndjen keqardhje dhe zhgënjim që zakonisht shoqërojnë humbjet. Shpresoj që kjo të jetë kështu edhe për ata. Më të vendosurit fitojnë!”- ka shkruar legjenda e portës juventine në foton e postuar me kapitenin e Real Madrid, Sergio Ramos në profilin e tij zyrtar në “Twitter”.

Juventus pret më 3 prill në Torino djemtë e trajnerit francez, Zinedine Zidane, i cili i mundi në finalen e sezonit të kaluar me rezultatin 1-4 në Uells. Cristiano Ronaldo u shpall “Lojtari i ndeshjes” pasi shënoi dy gola në portën e gardianit 40-vjeçar, ndërsa dy të tjerët u shënuan nga Casemiro dhe Marco Asensio. Për bardhezinjtë golin e vetëm e realizoi kroati Mario Mandzukic. Pavarësisht se gjigantët spanjollë shihen favoritë në këtë përballje, kampionët në fuqi të Serie A do të bëjnë të pamundurën që të shkojnë në raundin tjetër, për një motiv tjetër më shumë, që Buffon t’a mbyllë karrierën me një Champions. Se sa do t’a realizojnë këtë objektiv mbetet të shohim në dy përballjet që do të luhen në Itali dhe Spanjë.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Dele Alli thyen karantinën me të dashurën Rubi Mae, “tërbohet” Mourinho (FOTO)

Delo.autor

SYNOJNË PËRFORCIME NË MERKATO/ Inter lëshon “rrjetat” për sulmuesin e Napolit…

Delo.autor

I PREMTON BESNIKËRI BARCELONËS/ Mbrojtësi Pique: Nëse Koeman më thotë se duhet të largohem, unë do të…

Delo.autor

Leave a Comment