Futboll

Barça kërkon fitoren e radhës, Real do hakmarrje, “Nëndetësja” kërcënon Atletico-n

Magjitë e Lionel Messi kanë ndihmuar Barcelona-n në çerekfinalet e Champions League në mesjavë duke realizuar 2 gola dhe duke dhënë një asist në fitoren 3-0 të marrë kundër Chelsea. Ai është bërë lojtari i dytë me 100 ose më shumë gola të shënuar në Champions (pas Cristiano Ronaldo-s). Kështu, Barça do të kthehet në fushë këtë të diel me një moral të lartë dhe do të presë në shtëpi ekipin e Atheltic Bilbao me synimin për të marrë një tjetër fitore bindëse para publikut vendas. Për më tepër, Bilbao nuk ka qenë kurrë një kundërshtar i vështirë për “Blaugrana”-t në “Camp Nou”. Barça, në fakt, ka fituar 23 dhe ka humbur vetëm 2 nga 29 takimet e luajtur në shtëpi kundër baskëve.

Real Madrid-Girona Të dielën do të zbresë në fushë edhe Real Madrid. Kampionët në fuqi të La Liga-s do të kërkojnë të hakmerren për humbjen 2-1 të pësuar në fazën e parë, në stadiumin “Estadi Municipal de Montilivi” kundër Girona-s. Ajo humbje, në fakt, ka shuar shpresat e tifozëve të Real për të mbrojtur titullin dhe Ronaldo me shokë do të jenë shumë të motivuar për këtë sfidë. Miqtë, gjithsesi, janë një nga surprizat më të bukura të kampionatit spanjoll, siç e tregon edhe vendi i shtatë që ata mbajnë në renditje pas 28 javësh.

Villarreal-Atletico Ndeshja më tërheqëse e kësaj jave të La Liga-s do të luhet në “Estadio de la Ceramica” mes Villarreal dhe Atletico Madrid. Villarreal ka bërë disa paraqitje me ulje-ngritje në javët e fundit të shkaktuar kryesisht nga largimi i golashënuesit të tyre më të mirë Cedric Bakambu në merkaton e janasit. Pavarësisht nga kjo, Villarreal do të paraqitet në sfidën me Atletico me një moral të mirë pas një fitore 2-0 të marrë kundër Las Palmas të dielën e kaluar. Gjithashtu, “Nëndetësja e Verdhë” kryeson përballjet direkte me “Colchonero”-s me tri fitore. Ata kanë martrë nëntë fitore dhe tri humbje në 12 ndeshjet e fundit të kampionatit që kanë luajtur kundër Atletico-s.

Related posts

E BUJSHME NGA ITALIA/ Pirlo: Për të fituar Championsin, Juventus i duhet një mesfushor si…

Delo.autor

Pjesa e parë/ Marseille mbron rezultatin, Salzburg i vendosur për finalen

Sadik.Autor

CHAMPIONS/ “Shpërthen” Conte, Lukaku rihap sfidën me Barcelonën (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment