Futboll

Kupa e Anglisë, Leicester pret Chelsean në çerekfinale

Chelsea do të kërkojë të reagojë pas humbjes 3-0 të pësuar kundër Barcelona-s, që ka eliminuar londinezët në 1/8-at e Champions League. Skuadra e Antonio Conte do të kthehet në fushë të dielën për çerekfinalet e Kupës së Anglisë dhe do të luajë në fushën e Leicester.

Kampionët në fuqi të Anglisë nuk do të arrijnë ta mbrojnë titullin në këtë sezon dhe janë katër pikë larg vendit të katërt në renditje, që mbahet nga Liverpool, teksa kanë mbetur tetë ndeshje nga fundi i Premier League. Një dështim i mundshëm në këtë sfidë mund të shkaktojë një shkarkim të parakohshëm për trajnerin italian, i cili flitet se nuk do të jetë në drejtim të “Bluve” pas këtij sezoni.

Detyra e Chelsea-it nuk do të jetë aspak e lehtë duke parë se Leicester ka treguar një formë të mirë në ndeshjet e fundit. “Dhelprat” nuk kanë humbur asnjë nga katër ndeshjet e fundit të luajtura në të gjitha kompeticionet dhe kanë shënuar katër gola në fitoren e marrë kundër WBA-së fundjavën e kaluar në Premier League.

Ndërkohë, miqtë kanë një ecuri të keqe larg shtëpisë dhe kanë humbur pesë radhazi në transfertat e zhvilluara në të gjitha kompeticionet. Por duhet thënë se kundërshtarët e londinezëve kanë qenë Arsenal, Manchester City, Manchester United dhe Barcelona. Për sa i takon përballjeve direkte, Chelsea kryeson ndaj Leicester me 41 fitore dhe vetëm 18 humbje të pësuara në 83 takime.

Related posts

RENDITJA/ Kategoria e Parë: Vllaznia kryeson e vetme, surprizë Egnatia. Ja klasifikimi (FOTO)

Isa.Autor

SHËNOI 2 GOLA/ Shihni çfarë ka humbur RONALDO me PORTËN BOSH (VIDEO)

Isa.Autor

I ÇUDIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ De Bruyne: Me respektin më të madh po ne jemi “vetëm” Belgjika

Delo.autor

Leave a Comment