Futboll

BUNDESLIGABayern Munich, Heynckes kërkon rekordin e Pep Guardiolës

Bayern Munich ka mundësinë kundër Leipzig, për aq kohë sa Schalke dhe Borussia Dortmund nuk mundin respektivisht Wolfsburg dhe Hannover, topin e parë “të ndeshjes” për të fituar Bundesligën e tyre të 28-të. Nëse bavarezët shpallen kampionë të dielën, në ndeshjen e javës së 27-të të kampionatit, skuadra e Jupp Heynckes do të barazojë rekordin e arritur nga Bayer Munich i drejtuar ntga Pep Guardiola në sezonin 2013-2014.

Trajneri katalanas, që tani drejton Manchester City, u bë më 25 prill 2014, në sezonin e parë të tij në Mynih, kampioni më i hershëm i historisë së Bundesligës, duke e fituar titullin në 27 ndeshje. Nëse Bayern Munich nuk e pushton dot Bundesligën të dielën, ai do të jetë pa rekordin e Guardiolës, por mund të bëhet kampion në shtëpi dhe asgjë më pak se në “De Klassiker”, kundër Borussia Dortmundit.

Related posts

(FOTO) E tmerrshme/ Argjentinë, policia gjuan me plumba ndaj futbollistëve

Q.Autor

I pafat sulmuesi gjerman, i shuhet ëndrra për të marrë pjesë në Botëror

Sadik.Autor

JUVENTUS-PARMA/ “Miqtë” barazojnë shifrat, shënon sërish Gervinho

Delo.autor

Leave a Comment