Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Barcelona nuk heq dorë, ja Plani B nëse nuk realizohet blerja e Haaland…

Nga Spanja kanë ardhur konfirmime në lidhje me interesimin e Barcelona-s për Dusan Vlahovic.

Serbi, në fakt, është Plani B në rast se klubi katalanas nuk do të arrijë të marrë Erling Haaland.

Lajmi është raportuar nga Mundo Deportivo, që ka shpjeguar se drejtuesit e klubit spanjoll po punojnë për ta vënë norvegjezin në dispozicion të Xavi-t, duke shfrytëzuar marrëdhëniet e mira me Raiola-n.

Megjithatë, vështirësia ekonomike e operacionit mund të rezultojë një pengesë e pakalueshme për Barcelona-n.

Për këtë arsye katalanasit po mbajnë nën vëzhgim yllin e Fiorentina-s, i cili ka qenë shumë afër kalimit te blaugranat në 2020-ën, për të marrë vendin e Suarez, por gjithçka dështoi sepse nuk u arrit dot një marrëveshje me klubin italian.

Tani duket se ka ardhur momenti i duhur, duke parë se kontrata e Vlahovic skadon në vitin 2023 dhe lojtari ka bërë të ditur se nuk ka ndërmend ta rinovojë.

Klubi toskan do të jetë i detyruar ta shesë në verë, por nuk ka ndërmend tëbëjë ulje për vlerësimin e serbit, që është 70-80 milionë euro.

Related posts

REALI MERR KREUN E LA LIGAS/ Ja çfarë thotë Zidane për titullin kampion

Delo.autor

A KOMBINOHENI ME BROJËN? Cikalleshi: Nuk kemi luajtur bashkë, por është një potencial i mirë për…

Delo.autor

Ancelotti një hap larg emërimit trajner i Italisë

Sadik.Autor

Leave a Comment