Futboll Seria A Sport

INTERI nuk heq dorë nga MODRIC/ Zikaltrit presin një pakt të vetë lojtarit me Perez

Interi nuk heq dorë nga Luka Modric. Blerja ëndërr e mesfushorit kroat, siç është raportuar këtë mëngjes në “La Gazzetta dello Sport”, mbetet e gjallë, edhe duke pasur parasysh vështirësinë objektive të operacionit.

Pavarësisht murit të ngritur nga presidenti i Real Madridit, Florentino Perez, për një shitje të mundshme (kushdo që dëshiron të paguajë 750 milionë euro, le ta marrë Modric), shpresa zikaltër është për një pakt mes zotërinjsh mes kapitenit të Kroacisë dhe numrit një të “Los Blancos”.

Pakti, siç zbulon kjo prestigjioze sportive italiane, do të tentohet përmes një rruge të tillë: Modric do të paraqitet para presidentit, duke i thënë se koha e tij në “Bernabeu” ka përfunduar. Kështu, kroati do të motivojë arsyet për lamtumirën e tij. Natyrisht, Perez nuk mund ta pranojë krahëhapur largimin e mesfushorit, në një kohë që është duke kërkuar figura të mëdha për klubin e vet, pas largimit të CR7.

Pra, mund të jetë vendimtar vullneti i lojtarit, i cili, përmes stafit të vet menaxherial në ditët e fundit, ka siguruar gatishmërinë e tij për të kaluar tek Interi, pas shumë sukseseve me klubin e njohur spanjoll. Dita e së vërtetës do të jetë e mërkura, më 8 gusht, kur Modric do të kthehet nga pushimet, që po i bën në Sardenjë, për një sqarim ballë për ballë me presidentin Perez. Dhe ëndrra e pamundur e Interit mund të bëhet e mundur.

Në këtë kuptim, siç është shpallur nga “Tuttosport”, zikaltrit do të jenë gati për ta akomoduar mesfushorin kroat me një kontratë 4-vjeçare, deri në vitin 2022, kur Modric do të jetë 37 vjeç, dhe një mega pagë, më e lartë se ajo që merr te Real Madridi.

Edhe pak ditë pritje, për të kuptuar nëse Modric do të vazhdojë karrierën e tij në “Bernabeu” dhe do të dalë nga takimi me Perez në kushte më të favorshme kontraktuale, apo presidenti madrilen do t’i hapë dritën e gjelbër për të kaluar tek Interi.

Related posts

Donaruman e do edhe Reali, ja sa kërkon Milani për ta shitur

Sadik.Autor

ÇËSHTJA “BALE”/ Ylli i Burnley sulmon: Duket se Courtis po shndërrohet në…

Delo.autor

Watford ‘turpëron’ Chelsean, Conte bën gati ‘valixhet’

Q.Autor

Leave a Comment