Futboll

Cavani-Paris SG, divorci është i pashmangshëm

Eshtë krijuar një klimë shumë e rëndë brenda klubit të Paris-Saint Germain. Sipas asaj që shkruan “Le Parisien” eliminimi nga Champions League, në 1/8-t e finaleve, do të sjellë një tjetër revolucion te skuadra franceze. I sigurt duket largimi i trajnerit Emery dhe në bazë të kërkesës së bërë nga Neymar, futbollisti më i shtrenjtë i planetit, do të shitet edhe Edinson Cavani.

Sipas gazetës franceze vetë sulmuesi nga Uruguaj ka vendosur të largohet nga Parisi, pesë vjet pasi erdhi nga Palermo. Premier League ose La Liga janë kampionatet më të mundshme ku mund të vazhdojë karrierën Cavani, që deri tani ka luajtur në Serie A dhe Ligue 1 dhe ka dëshirë të masë forcën në një kampionat ndryshe

Related posts

​Formacionet zyrtare: Real Madrid – Numancia

Q.Autor

NUK MBARON “LUFTA” LIGJORE/ Bonuse të padhëna, Neymar kërkon 60 milionë euro nga Barcelona

Delo.autor

ËSHTË ZYRTARE/ Mbrojtësi i Kombëtares largohet nga Finlanda, firmos me ekipin hungareZ…

Delo.autor

Leave a Comment