Futboll

LA LIGAValverde: Duhet të mësojmë nga ajo ndeshje, e tregojnë dhe statistikat

Fitorja e Barcelona-s kundër Atletico Madrid ka çuar katalanasit tetë pikë larg në krye të renditjes, por trajneri Ernesto Valverde i ka bërë thirrje skuadrës të bëjë kujdes në prag të ndeshjes me Malaga-n duke marrë si shembull takimin e barazuar 1-1 në fushën e Las Palmas.

Përveç ndeshjes me Malaga-n, Barça duhet të mendojë edhe për takimin e Champions League që do të luajë mesjavën e ardhshme kundër Chelsea, me ndeshjen e parë që është mbyllur në barazim 1-1.

“Ajo që na ndodhi kundër Las Palmas, ku nuk arritëm të fitonim, duhet të shërbejë si motiv”, ka thënë Valverde në konferencë për shtyp. “Duhet të shikosh statistikat dhe të dish se skuadrat që janë në vendet e fundit grumbullojnë më shumë pikë në këtë fazë të sezonit. Malaga do të japë maksimumin dhe do të na vërë në vështirësi”.

Related posts

KËRKOHEN NGA 3 KLUBE TË MËDHA/ E konfirmon De Laurentiss, dy yjet e Napolit do largohen

Delo.autor

MODELJA JOSHËSE/ Aurah Ruiz reagon ndaj Jese: Aladin, nuk jam Jasemini yt (FOTO)

Isa.Autor

ANALIZA/ Gabime skuadre dhe individuale, ja si Juventus dogji një “thesar”

Delo.autor

Leave a Comment