Futboll

Cesc Fabregas: Mund ta eliminojmë Barcelonën

Fabregas beson se Chelsea ka shanse për ta eliminuar Barcelonën dhe për ta siguruar një biletë për çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Barcelona dhe Chelsea do të përballen në “Camp Nou” të mërkurën, pas barazimit 1-1 në “Stamford Bridge” në ndeshjen e parë.

Ish mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, e di shumë mirë se çfarë do të thotë të luash në “Camp Nou” para më shumë se 90 mijë shikuesve, por beson se “Blutë e Londrës” kanë shanse për të kaluar në çerekfinale.

“Duhet të bëjmë lojën tonë, të luajmë si ekip dhe nëse duam diçka nga kjo ndeshje, duhet të shënojmë patjetër, sa më parë që mundemi”, u shpreh Fabregas në një intervistë për MARCA-n.

“Do të jetë e komplikuar, ndeshje e vështirë. 90 minuta në “Camp Nou” janë shumë të gjata dhe do të jetë sfidë shumë e vështirë. Por, ne po punojmë mirë dhe po e presim atë ndeshje. Nëse duam të kalojmë në çerekfinale, duhet t’i befasojmë, besoj se jemi gati për këtë ndeshje”, shtoi ai.

“Camp Nou’ është shumë i madh, duhet të vrapojmë shumë dhe të luajmë si ekip. Çelësi do të jetë shfrytëzimi i rasteve, e që do t’i kemi”, theksoi mes tjerash mesfushori spanjoll.

Related posts

45 minuta spektakolare, ja çfarë ndodhi në Sevilla-Bayern (VIDEO)

Sadik.Autor

Diplomati gjerman MBËSHTET Xhakën dhe Shaqirin: S’e kuptoj pse ofendohen, gjesti njësoj si…

Isa.Autor

Hernan Krespo zhgënjen tifozët e Argjentinës përpara sfidës me Francën

Isa.Autor

Leave a Comment