Futboll Kategoria Superiore Sport

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ LUFTËARIT/ Cungu “injoron” derbin: Të fokusohemi tek ndeshja dhe të mos…

Ditën e nesërme Kukësi do të ketë një sfidë të rëndësishme përballë Luftëtarit në orën 14:00. Verilindorët janë në ndjekje të Partizanit kryesues dhe mbajnë shpresë që Tirana t’i ndal ditën e sotme. Megjithatë Cungu kërkon përqëndrim maksimal.

Situata në skuadër?

“Përgjithësisht është e mirë. Mund të ketë ndonjë individ me probleme lëndimesh, por pjesa tjetër e grupit është e plotë dhe gati për të qenë në fushë.”

Shkurtaj?

“Nuk ka asnjë problem. Do të jetë në fushën e lojës. Nuk ka dyshime për të”

Presidenti kërkoi 4 fitore rradhazi, javën e kaluar e plotësuat një…

“Është e drejta e presidentit për të kërkuar maksimumin, ashtu si dhe ne që duam t’i marrim ndeshjet një nga një. Tani duhet të flasim vetëm për ndeshjen me Luftëtarin, ku duam të dalim me sukses dhe të marrim pikët e plotë”

Si e vlerësoni kundërshtarin?

“E kam thënë gjithmonë se ky kampionat nuk është i lehtë për asnjë. Nuk mund të parashikosh asgjë. Të gjitha ekipet dinë të luajnë futboll, nuk bën as Luftëtari përjashim. Është kundërshtar që duhet respektuar sepse po kalon edhe formë të mirë. E dim që gjirokastritët kanë nevojë për pikë, por edhe ne. Nesër do të hymë në fushë për 3 pikët.

Prisni dhuratë nga derbi i sotëm?

“Pres që të fitojmë ndeshjen me Luftëtarin. Të gjitha të tjerat janë dytësore. Na duhet përqëndrim te ndeshja jonë. E them se nuk kemi asnjë ndeshje të lehtë në letër, asnjë ekip në këtë kampionat nuk ka. Të fokusohemi te ndeshjet tona dhe të mos mbajmë mëndjen dhe veshët çfarë bëjnë kundërshtarët.”

Formacioni?

“Mund të ketë lëvizje të pakta, për shkak të një lojtari me probleme dëmtimesh. Duhet të presim deri nesër, të marrim edhe konfirmimet e stafit mjekësor”

Nuk e keni pasur asnjëherë të plotë grupin…

“Për mua është hera e parë si trajner në Superiore, që ndeshem me kaq shumë dëmtime të lojtarëve. Kemi luajtur vetëm dy ndeshje njësoj, sa i përket formacionit në fushë. Kjo është një shifër e pranueshme për një ekip futbolli. Mos harrojmë se Liverpulit, nëse bëjmë krahasime, iu dëmtuan pesë mbrojtës për një javë., janë gjëra që ndodhin në futboll. Ne kemi pasur shumë dëmtime në fushën e lojës, gjatë ndeshjeve, jo në procesin stërvitor. Kundërshtarët kanë luajtur fort ndaj Kukësit, edhe duke e kaluar kufirin e “fair play”. Për pasojë, dy lojtarë kanë fraktura në duar, Kordero dhe Shkurtaj. Kundërshtarët karikohen maksimalisht, kur luajnë ndaj nesh. ”

Rroca ka pasur probleme…

“Nuk më shqetëson vetëm ai, por edhe Maliqi. Trajneri dëshiron ta ketë të plotë grupin dhe pastaj të zgjdh. Shpresoj që të dy të jenë gati për nesër, gjithmonë nëse stafi jep dakortësinë.”

Keni fituar 2 herë ndaj Luftëtari, mendoni se ia keni amrrë dorën?

“Nuk ka lidhje me marrjen e dorës, por me situatën aktuale. Futbolli është i çuditshëm, luhet gjithçka në 90 minuta. Mund të luash mirë dhe nuk merr atë që meriton. Luftëtari ka cilësi, luajnë prej vitesh bashkë që në Kategorin e Parë. Janë harmonizuar dhe javët e fundit kanë marrë rezultate pozitive. Ne jemi Kukësi dhe kemi mundësi për të marrë 3 pikët”

Related posts

SIGURUAN TITULLIN KAMPION/ Mbappe ndëshkon dy herë ish-skuadrën e tij, ja gjesti që bën (VIDEO)

Delo.autor

Lushnja e “gjymtuar” kundër Laçit. Probleme me organizimin e klubit, në fund të muajit mblidhet asambleja

Q.Autor

PRANDELI ZBULON EKIPIN ANTI JUVENTUS/ Trajneri i këtij ekipi është një “gjeni”

Sadik.Autor

Leave a Comment