Futboll

CHAMPIONS LEAGUE/ 10 fituesit dhe 10 humbësit e 1/8-ve të Champions League

Champions League është prova e së vërtetës për yjet më të mëdha të futbollit dhe ndeshjet e sapo përfunduara të 1/8-ve kanë qenë të suksesshme për disa lojtarë, ndërsa presioni i madh ka ndikuar negativisht te disa të tjerë.

Fitues: Lionel Messi 
Nëse Messi do të luante me Chelsea-in, do të kishin qenë londinezët ata që do të kishin festuar mbrëmjen e djeshme. Kaq madh është ndikimi që ka argjentinasi kur është në fushën e lojës. Pas golit të barazimit të realizuar në ndeshjen e parë, ai ka zhbllokuar ndeshjen në “Camp Nou”, ka dhënë një asist për Dembele dhe ka realizuar golin e tretë të katalanasve.

Humbës: Neymar

Paris Saint-Germain shpenzoi 222 milionë euro për një lojtar që nuk shkëlqeu në “Bernabeu” dhe që ka qenë i dëmtuar për ndeshjen e kthimit. Ai mund të ëndërrojë për të pushtuar Europën, por kjo ëndërr, të paktën për momentin, është shumë larg realitetit.

Fitues: Cristiano Ronaldo

Kjo është ajo që tashmë dimë të gjithë për yllin e Real Madrid: kur të vijë dita e ndeshjeve të mëdha, ai do të jetë gjithmonë i pranishëm. Dy gola në ndeshjen e parë kundër PSG i kanë dhënë një avantazh të rëndësishëm madrilenëve për ndeshjen e kthimit, ku ai ka qenë përsëri protagonist me një tjetër gol duke vulosur kualifikimin për ekipin e Zidane.

Humbës: Unai Emery
Vitin e kaluar ishte Barcelona, këtë vit Real Madrid. Dy herë spanjolli është përballur me gjigantët e Europës në 1/8-at dhe të dy herët ka treguar se nuk është i aftë t’i mposhtë në harkun e 180 minutave.

Fitues: Wissam Ben Yedder
Sevilla ka befasuar Manchester United dhe është kualifikuar në çerekfinale për herë të parë në 60 vite. Protagonisti i takimit ka qenë Ben Yedder, i cili ka realizuar dy gola në “Old Trafford”.

Humbës: Jose Mourinho 
Mbetet akoma e vështirë të kuptohet se cili ishte plani i Manchester United për ndeshjen e luajtur kundër Sevilla dhe ekipit i mungonte një lider në fushë dhe jashtë saj. Faji nuk mund të bjerë tek askush tjetër përveç trajnerit.

Fitues: Gonzalo Higuain

Si një nga sulmuesit më të kritikuar të Europës dhe një nga golashënuesit më të mirë të saj, Higuain ka shlyer penalltinë e gabuar në ndeshjen e parë kundër Tottenham duke kualifikuar “Zonjën” në çerekfinale me një gol dhe një asist në ndeshjen e dytë.

Humbës: Eden Hazard
Fakti se Ëillian ishte lojtari më i rrezikshëm i Chelsea-it konfirmon dështimin e Hazard, i cili ka qenë pothuajse i padukshëm në dy ndeshjet më të rëndësishme të sezonit. Nëse ai do të konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në qarkullim këto janë ndeshjet ku duhet të bëjë diferfencën.

Fitues: Jupp Heynckes

I marrë pas fillimit të sezonit për të rimëkëmbur Bayern-in, Heynckes tani ka regjistruar 11 fitore radhazi në Champions League
Parachuted in to raise Bayern Munich’s game, Heynckes has noë dhe i kanë mjaftuar vetëm 90 nga 180 minutatv që kishte në dispozicion për të “vrarë” Besiktas-in.

Humbës: Thibaut Courtois
Nuk është aspak e lehtë të zgjedhës se kush portieri më i mirë në botë për momentin, por paraqitja e bërë të mmërkurën në mbrëmje kundër Barcelona-s mund të thuhet se e përjashton përfundimisht Courtois nga një përkufizim i tillë. Të tre golat mund të ishin shmangur dhe Messi e ka turpëruar dy herë duke i kaluar topin mes këmbëve.

Related posts

Manchester United hap portofolin/ Anglezë kanë gati 100 mln euro për dy mbrojtës anësorë

Sadik.Autor

MERKATO E JANARIT/ Nga Shkurtaj, De Silva te Kallaku dhe Hebaj, ja të gjitha lëvizjet e kryera në Superiore

Delo.autor

DESTINACION PARISI/ Shihni momentin kur Messi mbërrin në aeroportin e Barcelonës (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment