Futboll

Coutinho: Do të ishte fantastike sikur Neymar të kthehej në Barcelonë

Philippe Coutinho ka thënë se do të ishte fantastike sikur Neymar të kthehej në Barcelonë, midis spekulimeve për një kthim të mundshëm të brazilianit në “Camp Nou”.

Neymar e braktisi Barcelonën për Paris Saint-Germainin gushtin e vitit të kaluar, duke u bërë lojtari më i shtrenjtë në botë pasi klauzola e tij në vlerë 222 milionë euro u aktivizua nga gjiganti francez.

Megjithatë, 26-vjeçari – i cili është duke u riaftësuar nga lëndimi në shputën e këmbës – kohëve të fundit është duke u lidhur me një kalim sensacional te kampioni aktual evropian dhe spanjoll Real Madrid, ndërsa thashethemet për kthimin e tij në Barçë veçse kanë nisur.

“Edhe unë mendoj njëjtë si Rakitic, do të doja t’i kisha lojtarët më të mirë këtu dhe Neymar është njëri prej tyre”, ka thënë braziliani Coutinho, i cili u transferua nga Liverpooli në janar.

“Unë luaj përkrah tij në ekipin kombëtar të Brazilit dhe ju them se është privilegj. Do të ishte fantastike sikur të kthehej ai”, shtoi Coutinho.

Related posts

TOPI I ARTË/ Ramos: ”Champions Leaguen do e fitojë Juventus”

Isa.Autor

E konfirmon gazeta e Barcelonës: Neymar te Reali, ja kur do transferohet…

Q.Autor

TALENTI SHQIPTAR VAZHDON SHKËLQIMIN/ Ja vlerësimi që merr mesfushori Selahi në kampionatin holandez…

Delo.autor

Leave a Comment