Futboll

Mourinho paralajmëron Realin: Harroje futbollistin tim, mendo ndonjë tjetër

Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, ka thënë se Real Madridi duhet ta harrojë nënshkrimin me portierin yll, David de Gea. Portugezi i ka këshilluar kampionët spanjollë dhe europianë të shohin diku tjetër për të zgjidhur problemet e tyre në portë.

Real Madridi ka një interes të gjatë për portierin spanjoll, De Gea, i cili gati u bashkua me gjigandët e La Liga-s në mes të vitit 2015. Dhe ish-portieri i Atletico Madrid, i kontraktuar nga Manchester United deri në vitin 2019, vazhdon të jetë i lidhur me skuadrën e Zinedine Zidane.

Megjithatë, Mourinho është i bindur se De Gea do të mbetet në “Old Trafford” përtej sezonit dhe i ka paralajmëruar gjigandët spanjollë:“Unë mendoj se ai do të qëndrojë, – tha Mourinho për “La Sexta”, përpara takimit të së martës të Ligës së Kampionëve me Sevilla. – Nuk e di se cilat janë qëllimet e Real Madridit, por nëse do të isha unë, do të mendoja për një lojtar tjetër”.

De Gea ka gëzuar një sezon yjor për Manchester United, duke e mbajtur të pastër portën e tij në Premier në 15 ndeshje, këtë sezon, dhe ndihmuar të besuarit e Mourinhos të zënë vendin e dytë, prapa liderit, Manchester City, që është arratisur. Trajneri i “Old Trafford” mirëpret Sevilla në Manchester, të martën, pas një barazimi pa gola në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve.

Related posts

ROMA-MILAN/ Super ndeshja e sotme: Test serioz për të dy ekipet në kampionat

Q.Autor

“NUK ËSHTË VETËM NJË FORMË RESPEKTI”/ Kampioni i Botës me Francën: Më mrekulloi gjesti i Mbappe për Messin

Delo.autor

ZYRTARE/ Realdo Fili surprizon me të ardhmen, ish-sulmuesi i Partizanit transferohet në… Ukrainë

F.autor

Leave a Comment